Formulari "online", propozim i ri për maturantët

Postuar në 14 Janar, 2012 10:00

Ndryshe nga vitetet e kaluara, maturantët këtë vit mund ti plotësojnë formulartë a1, a2 dhe az "online". Ky është një nga propozimet e autoriteteve të arsimit, me të cilin po punohet, që ai të jetë funskional për të rinjtë duke filluar që nga ky vit. Detajet i bën publike për "AS", drejtori i Agjensisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj.

"Sivjet do të jetë viti i parë që do jemi në një moment të tillë, që maturanti vjen pas përfundimit të një cikli të ri programi. Një e re tjetër do të jetë aplikimi "on line" i formularit",- tha Harizaj

Kjo do të jetë një nga ndryshimet e maturës shtetërore, pasi këtë vit, megjithse nuk është miratuar ende rregullorja, ajo mendohet të ketë shumë risi. 
Një ndryshim do të jetë ai i ambienteve, nga ato në klasa drejt atyre universitare, ndërkohë që   pritet që të rinjtë për lëndët me zgjedhje të përballen dhe me koefiçientë ndryshe nga vitetet e tjera. Krahas këtyre të rejave, ata që pretendojnë të marrin statusin e studentit, duhet të përballen në gjimnaz dhe me mbledhjen e krediteve të detyrueshme, pasi në të kundërt nuk hyjnë në provimet e detyrueshme, duke djegur kështu mundësinë e vetme për të fituar shkollën e lartë, në një nga 12 universitetet publike.

 

Edlira Sulejmani

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.