Arkiv-Lajme të përditësuara
Virozat, 300 raste në ditë. Kërkohet shtim mjekësh në urgjencë
I ftohti i ditëve të fundit ka rritur dhe numrin e të vegjëlve me viroza. 300 vizita çdo ditë kryehen vetëm në urgjecën e pediatrisë në QSUT. Prindërit të shqetësuar kërkojnë më shumë kushte, pasi u duhet të qendrojnë në rradhë për orë të tëra për të vizituar fëmijët. Ata apelojnë për më shumë pediatër në shërbimin e urgjencës.
Edhe mjekët e poliklinikave të vendit po përballen me dyfishin e vizitave, me rreth 30 deri 40 të tilla në ditë. Ata këshillojë prindërit të mos konsultohen me faramcistët për mjekimin e virozave.
BSH: Besimi i biznesit te ekonomia pësoi rënie në fund të 2011-ës
Besimi i biznesit dhe konsumatorëve te ekonomia ka pësuar rënie gjatë tremujorit të fundit të vitit 2011. Kjo është konstatuar nga Banka e Shqipërisë.
Sipas saj, treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi një rënie me 7.9 për qind, një ecuri negative e ndikuar nga rënia e besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërkohë që në përmirësim të ulët rezultoi besimi në sektorin e industrisë dhe besimi konsumator.
Vlorë, naftëtarët në grevë urie
Gjashtë nga 110 naftëtarët e ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në rrethin e Vlorës kanë hyrë në grevë urie pas largimit nga puna në emër të reformës.
Frenohet Kina, rritja ekonomike njëshifrore
Ndalet motori i rritjes kineze. Rritja ekonomike e Pekinit në të ardhmen nuk do të jetë aq e madhe sa kohët e fundit ndërsa edhe vendi më i madh në botë ka tashmë rritje një shifrore. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ekonomia kineze ka shënuar rritje prej vetëm 8.9 përqind. Megjithatë rritja e përgjithshme për vitin e kaluar ishte 9.2 përqind që është niveli më i ulët i viteve të fundit.
Zgjedhjet në universitete, nis fushata për drejtuesit
Në të gjitha universitetet publike të vendit, këtë javë pritet të nisë zyrtarisht fushata për zgjedhjen e dekaneve dhe rektorëve.
Kjo fushate do te zgjase deri ne fund te muajit shkurt dhe konkurrentet do te jene edhe shume emra qe sot mbajne keto poste drejtuese. Nje nga nenet e ligjit te arsimit te larte, eshte amenduar para pak kohesh dhe i lejon dekanet dhe rektoret te rizgjidhen per dy mandate radhazi dhe jo nje siç thuhej ne ligjin e meparshem.
KE 1 muaj kohë Hungarisë për të ndryshuar Kushtetutën
Komisioni Europian ka paralajmëruar Hungarinë se do të përballet me masa ligjore nëse nuk ndryshon ligjin e miratuar në fillim të janarit për Bankën Qendrore, mbrojtjen e të dhënave dhe gjyqësorin.
Sipas Kushtetutës së re hungareze të tre këto institucione humbasin një pjesë të pavarësisë, gjë që bie ndesh me parimin e Bashkimit Europian.
Kryeministrit hungarez Viktor Orban i është dhënë një muaj kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mos përballet me masa ligjore.
AK në Krujë, shpall programin ‘Shqipëria bëhet’
Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një tubim në Krujë në kuadër të 544 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Greqi, sot në Athinë do të zhvillohet grevë 24 orëshe
Sot në rajonin e Atikës ka filluar një grevë 24 orëshe e inicuar nga qendra Punëtore e Athinës, ndërkohë që Sindikatat iu bëjnë thirrje gjithë punonjësve të pellgut të Atikës të marrin pjesë dhe t'i bashkohen tubimit në sheshin Klathmonos, në qendër të kryeqytetit.
Tubim më vete organizon edhe Fronti Luftarak Punëtor (PAME), në sheshin Omonia.
Greva zhvillohet në përgjigje të masave financiare që po zbatohen dhe atyre që pritet të zbatohen me qëllim shpëtimin e vendit nga falimentimi.
Greqi, sot në Athinë do të zhvillohet grevë 24 orëshe
Sot në rajonin e Atikës ka filluar një grevë 24 orëshe e inicuar nga qendra Punëtore e Athinës, ndërkohë që Sindikatat iu bëjnë thirrje gjithë punonjësve të pellgut të Atikës të marrin pjesë dhe t'i bashkohen tubimit në sheshin Klathmonos, në qendër të kryeqytetit.
Tubim më vete organizon edhe Fronti Luftarak Punëtor (PAME), në sheshin Omonia.
Greva zhvillohet në përgjigje të masave financiare që po zbatohen dhe atyre që pritet të zbatohen me qëllim shpëtimin e vendit nga falimentimi.
Ftohja e motit, KESH: Rritet ndjeshëm konsumi i energjisë
Ftohja e motit ka rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike. Pasi qytetarët po vendosin masivisht në punë pajisjet ngrohëse, për të përballuar temperaturat e ulëta.
Nga të dhënat zyrtare të KESH-it rezulton se aktualisht në të gjithë vendin konsumohen 26 milionë kilovat orë energji në ditë, ose rreth 3 milionë më shumë se pak ditë më parë.