Frenohet Kina, rritja ekonomike njëshifrore

Ndalet motori i rritjes kineze. Rritja ekonomike e Pekinit në të ardhmen nuk do të jetë aq e madhe sa kohët e fundit ndërsa edhe vendi më i madh në botë ka tashmë rritje një shifrore. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ekonomia kineze ka shënuar rritje prej vetëm 8.9 përqind. Megjithatë rritja e përgjithshme për vitin e kaluar ishte 9.2 përqind që është niveli më i ulët i viteve të fundit.
Në vitin 2010 Kina shënoi rritje prej 10,4 përqind. Ndërsa sipas përllogaritjeve ekonomia e dytë më e madhe në botë gjatë këtij viti do të shënojë rritje prej vetëm 8 përqind. Kina ka njohur rritjen më të shpejtë në botë në vitet e fundit pas një sërë masash stimuluese të zbatuara nga qeveria, por që kanë krijuar dyshime për asetet kineze në planin afatgjatë.
Megjithatë edhe ekspertët e ekonomisë e pranojnë se vetë Kina është duke kërkuar nivele më të qëndrueshme rritjeje përmes frenimit të kredive në tregjet e investimeve dhe për herë të parë duke pranuar të forcojnë monedhën vendase. Një tjetër arsye e kësaj rrëshqitjeje është ngadalësimi i eksporteve për shkak të dobësimit të kërkesës nga Evropa dhe SHBA.
Albanian Screen
Add new comment