Arkiv-Lajme të përditësuara

Shqiptarët në krizë, zyrtarët në luks

Postuar në 19 Janar, 2012 04:47

Vendimi i ministrit i Financave për të mos shpërblyer asnjë qindarkë pensionistët me pretekstin e krizës, duket tepër absurd dhe qesharak, kur mëson se me paratë e taksapaguesve shqiptarë paguhen faturat e kripura të zyrtarëve të shtetit, anëtarë të bordeve drejtuese dhe këshillave mbikëqyrës.

Sipas Institutit të Statistikave, në vend numërohen mbi 700 shoqëri tregtare shtetërore të cilat me ligj duhet të kenë një bord drejtues apo këshill mbikëqyrës.

FMN kërkon 500 mld $ më shumë

Postuar në 18 Janar, 2012 13:47

Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të rrisë resurset e tij me 500 miliardë dollarë më shumë, në mënyrë që të luajë një rol efektiv në stabilizimin e ekonomisë botërore. 

Këto para do të ishin të domosdoshme për t’i ardhur në ndihmë vendeve të Eurozonës në vështirësi financiare. Nëse kriza ekonomike do të vazhdojë të përkeqësohet, atëherë FMN-së mund t’i duhen deri në 1 trilion dollarë shtesë në vitet e ardhshme. Ky ishte përfundimi i një raporti të publikuar të mërkurën.

Rusia kërcënon të bllokojë KS-së për Sirinë

Postuar në 18 Janar, 2012 13:46

Rusia do të bllokojë çdo kërkesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vendosjen e sanksioneve apo autorizimin e përdorimit të forcës ndaj Sirisë, njoftoi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.Ai tha se Rusia mund të mos jetë në gjendje të parandalojë ndërhyrjen ushtarake në Siri, por ajo do të bllokojë çdo rezolutë në Këshillin e Sigurimit që do të kërkojë autorizimin e ndërhyrjes. 

Vetë Moska ka paraqitur në KS të OKB-së një draftrezolutë të vetën, kritike me të dyja palët në trazirat që kanë përfshirë Sirinë në 10 muajt e fundit. 

Mbingarkesa, CEZ: Stakime të energjisë në të gjithë vendin

Postuar në 18 Janar, 2012 13:41

Kompania “CEZ Shpërndarje” bëri të ditur se për shkak të mbingarkesës në nënstacionin e Sharrës, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar edhe sot të kryejë stakime të alternuara të energjisë në disa zona të Tiranës.

“CEZ Shpërndarje” njofton se do të ketë stakime të energjisë në Kombinat, Yzberisht, Ndroq,Vaqarr dhe Mëzez. Gjithashtu, mbingarkesa e nënstacionit të Sharrës rëndon nënstacionin e Selitës dhe e detyron CEZ-in të kryejë ndërprerje të alternuara për Selitën, Saukun, Kodrën e Diellit dhe bllokun Vasil Shanto. 

Vazhdojnë ndërprerjet e energjisë në gjithë vendin

Postuar në 18 Janar, 2012 11:28

Ndërprerje e alternuara të energjisë në të gjithë vendin do të vazhdojnë. CEZ Shpërndarje ka njoftuar se do të ketë ndërprerje në disa zona të Tiranës dhe në periferitë e disa qyteteve të vendit. Këto ndërprerje, sipas CEZ vijnë si pasojë e mbingarkesës së rrjetit të shpërndarjes.

Në kryeqytet, ndërprerjet do të vazhdojnë në zonat; Kombinat, Vaqarr, Sauk, zona e ish Bllokut, Kodra e Diellit, Selitë, blloku Vasil Shanto, Yzberisht, Ndroq, Mëzez dhe Tiranë e re.

Ndërkaq, do të ketë kufizime gjithashtu edhe në periferitë e Tiranës dhe zonës së Krujës dhe Fushë Krujës.

Gjermania ul pritshmërinë për rritjen ekonomike

Postuar në 18 Janar, 2012 09:14

Gjermania reduktoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike në vitin 2012, veprim që konsiderohet si një tregues i qartë për vazhdimin e krizës ekonomike të Eurozonës edhe gjatë këtij viti. 

Megjithatë, ai theksoi se “nuk bëhet fjalë që ekonomia gjermane të rrezikojë kalimin në recension”.

Gjermania, e cila ka përballuar peshën kryesore të huadhënies në vendet europiane në krizë, deri tani ka rezultuar efektive përballë krizës që ka pllakosur në kontinent dhe veçanërisht midis atyre që përdorin monedhën e përbashkët euro.

S&P: Gjermania vlerësim maksimal edhe në rast recesioni

Postuar në 18 Janar, 2012 07:15

Zyrtari i agjencisë Standard and Poor's për Evropën, Moritz Krämer, u shpreh në një intervistë publikuar sot se Gjermania do të ruajë vlerësimin e saj "AAA", më i miri i mundshëm, edhe nëse këtë vit do të ketë recesion.

"Mendojmë se Gjermania ndodhet në një pozidion relativisht të fortë dhe se ajo do ta përballonte një recesion të mundshëm këtë vit pa humbur vlerësimin aktual", deklaroi ai për të përditshmen "Bild".

Transporti urban në Tiranë, pritet dyfishim i çmimit të biletave dhe aboneve

Postuar në 18 Janar, 2012 07:13

Biletat dhe abonetë për transportin publik në Tiranë, shumë shpejt do të dyfishohen. Çmimi i biletës do të shkojë deri në 70 lekë, nga 30 që është aktualisht. Edhe ata që përdorin abonetë do të përballen me një rritje dyfish të çmimit të saj, nga 1300 lekë në 2600 lekë. Këto propozime pritet t'i bëhen zyrtare Bashkisë së Tiranës në ditët në vijim nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas.

Kriza, BB: Ekonomia botërore drejt përkeqësimit

Postuar në 18 Janar, 2012 04:45

Banka Botërore ka paralajmëruar se ekonomitë në zhvillim do të përballen me një ngadalësim të rritjes ekonomike dhe fajtor për këtë, pjesërisht do të jetë kriza e borxheve në Eurozonë. Në një raport të sajin, Banka parashikon se gjatë këtij viti, ekonomia botërore do të zgjerohet 2.5 përqind në një kohë që vitin që vjen, 3.1 përqind.

Serbia do ta anulojë referendumin në veri

Postuar në 18 Janar, 2012 04:38

Referendumi i paralajmëruar nga serbët e veriut duket se ka alarmuar zyrtarët e Qeverisë në Beograd, ndërsa burimet ndërkombëtare kanë thënë se Serbia tashmë është duke hartuar një plan veprimi që thuhet se do të vihet në jetë nëse referendumi i paralajmëruar për 14 dhe 15 shkurt mbahet edhe në komunat e veriut të Kosovës - Mitrovicë, Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviq.
Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, Qeveria e Serbisë, me presidentin serb Boris Tadic në krye, janë duke e hartuar planin e mësipërm në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara