Rusia kërcënon të bllokojë KS-së për Sirinë

Postuar në 18 Janar, 2012 13:46

Rusia do të bllokojë çdo kërkesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vendosjen e sanksioneve apo autorizimin e përdorimit të forcës ndaj Sirisë, njoftoi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.Ai tha se Rusia mund të mos jetë në gjendje të parandalojë ndërhyrjen ushtarake në Siri, por ajo do të bllokojë çdo rezolutë në Këshillin e Sigurimit që do të kërkojë autorizimin e ndërhyrjes. 

Vetë Moska ka paraqitur në KS të OKB-së një draftrezolutë të vetën, kritike me të dyja palët në trazirat që kanë përfshirë Sirinë në 10 muajt e fundit. 

Kryeministri David Cameron i tha Parlamentit se ka të dhëna që Teherani po furnizon me armë Sirinë, duke përmendur Turqinë e cila ka interceptuar disa ngarkesa të tilla "interesante". Sipas tij, edhe lëvizja Hesbollah e mbështet tiranin e Damaskut, presidentin Bashar Al Asad.

Ai premtoi të çantë rrugën për të shtrënguar sanksionet kundër Sirisë, përfshi edhe ngrirjen e aseteve dhe embargon e fluturimeve për zyrtarët e regjimit. Diplomatët në Bruksel planifikojnë një raund të ri sanksionesh, për të cilat do të vendoset në fund të janarit. Sipas OKB-së më shumë se 5 mijë persona kanë gjetur vdekjen nga muaji mars në trazirat që kanë përfshirë Sirinë. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.