Serbia do ta anulojë referendumin në veri

Referendumi i paralajmëruar nga serbët e veriut duket se ka alarmuar zyrtarët e Qeverisë në Beograd, ndërsa burimet ndërkombëtare kanë thënë se Serbia tashmë është duke hartuar një plan veprimi që thuhet se do të vihet në jetë nëse referendumi i paralajmëruar për 14 dhe 15 shkurt mbahet edhe në komunat e veriut të Kosovës - Mitrovicë, Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviq.
Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, Qeveria e Serbisë, me presidentin serb Boris Tadic në krye, janë duke e hartuar planin e mësipërm në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë.
Institucionet më të larta shtetërore serbe thuhet se janë në panik për shkak se mbajta e referendumit mund të shkaktojë edhe një shtyrje tjetër të vendimit pozitiv rreth statusit të Serbisë si kandidat për anëtarësim në BE, gjë që i është qartësuar Beogradit nga vende të BE-së të afërta me Serbinë.
Ballkanweb.com
Add new comment