Vazhdojnë ndërprerjet e energjisë në gjithë vendin

Postuar në 18 Janar, 2012 11:28

Ndërprerje e alternuara të energjisë në të gjithë vendin do të vazhdojnë. CEZ Shpërndarje ka njoftuar se do të ketë ndërprerje në disa zona të Tiranës dhe në periferitë e disa qyteteve të vendit. Këto ndërprerje, sipas CEZ vijnë si pasojë e mbingarkesës së rrjetit të shpërndarjes.

Në kryeqytet, ndërprerjet do të vazhdojnë në zonat; Kombinat, Vaqarr, Sauk, zona e ish Bllokut, Kodra e Diellit, Selitë, blloku Vasil Shanto, Yzberisht, Ndroq, Mëzez dhe Tiranë e re.

Ndërkaq, do të ketë kufizime gjithashtu edhe në periferitë e Tiranës dhe zonës së Krujës dhe Fushë Krujës.

Pereiferitë e Lushnjes, Fierit , Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës, gjithashtu do të preken nga kufizimet e energjisë.

Prej ditësh, sipas CEZ, për shkak të mbingarkesës i gjithë vendi i është rikthyer marrjes së energjisë elektrike me kufizime.

Marre nga Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.