Arkiv-Lajme të përditësuara
Protesta e "Vetëvendosjes", ndërkombëtarët kundër
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e shohin me shqetësim vendimin e lëvizjes Vetëvendosja për të mbyllur pikat kufitare të Kosovës në portat 3 dhe 5 në datën 14 janar, si dhe për të kufizuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave brenda Kosovës.
Standard &Poor's, ulet vlerësimi për Francën, por jo për Gjermaninë e Holandën
Agjencia e vlerësimit financiar Standard & Poor's vendosi t'i heqë Francës vlerësimin maksimal me tre A, por mbajti të pandryshuar vlerësimin më të mirë për Gjermaninë, Holandën dhe Luksemburgun, njoftoi sot AFP-në një burim qeveritar.
"Franca humbi vlerësimin me tre A", bëri të ditur ky burim i cili preferoi të mbetej anonim, duke shtuar se disa vende të tjera pa dyshim do të kenë të njëjtin fat.
Urdhri i Farmacistit: Po monopolizohet tregu farmaceutik
Urdhëri i Farmacistit akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se me një urdhër të fundit të saj, po tenton të monopolizojë tregun farmaceutik në vend. Këtë akuzë ky urdhër e mbështet në faktin se Shoqata e Grosistëve të Medikamenteve është përjashtuar nga komisioni që përzgjedh ilacet që duhet të futen për t?u tregtuar dhe rimbursuar në Shqipëri. Përfaqësuesit e kësaj Shoqate, Ministria e Shëndetësisë i ka zëvendësuar me Unionin e Biznesit Farmaceutik, një organizëm i ngritur vetëm dy muaj më parë.
Ndihma ekonomike, s'ka fond për Tepelenën
Në qytetin e Tepelenës 275 familje trajtohen më ndihmë ekonomike nga bashkia për shkak të mungesës së të ardhurave, punësimit apo disavantazheve të tjera sociale.
Këto familje sipas shefit të Financës së bashkisë Spiro Kora janë trajtuar për muajt e fundit të vitit vetëm me 85 për qind të fondit të parashikuar për mungesë të ardhurash.
Greqi, miliarda euro janë tërhequr nga bankat në periudhën e krizës
Më shumë se 64,5 miliardë euro u larguan nga sistemi bankar vendas në periudhën nga fundi i vitit 2009 deri në fund të nëntorit 2011, për shkak të pasojave të krizës ekonomike që ka goditur Greqinë.
Më konkretisht, depozitat në bankat greke u reduktuan nga 273,3 miliardë euro në fund të vitit 2009, në 172,8 miliardë në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
Putin nis fushatën presidenciale, thirrje për dorëheqje nga kandidimi
Kanë mjaftuar vetëm disa minuta nga lançimi i faqes zyrtare të fushatës së kryeministrit rus Vladimir Putin për president në internet, që ajo të mbushet me thirrje për dorëheqjen e tij dhe kërkesa pa fund për të mos kandiduar. Menjeherë pas kësaj, administratorët e faqes së internetit kanë limituar mundësinë e publikut për të hyrë në të.
Putin, i cili përgatitet të zgjidhet president, u përball me protestat më të mëdha në 12 vitet e tij të pushtetit, muajin e kaluar, kur dhjetëra mijëra njerëz manifestuan kundër manipulimit të zgjedhjeve parlamentare.
Pensionet, shqetësim për financat
Banka Botërore po përdor aktualisht ekspertët e saj për një diagnostikim të thellë të sistemit të pensioneve në Shqipëri, pas të cilit pritet të merren vendimet e nevojshme për reformat.
Ekspertja e Bankës Botërore, Melis Guven, deklaroi dje në Tiranë se në fund të procesit, qeveria do të ketë në dorë alternativat e mundshme.
“Sistemi i pensioneve në Shqipëri përballet me disa sfida, si shumë sisteme pensionesh në të gjithë botën, veçanërisht në këto kohë”, u citua ajo nga e përditshmja “Shqip”.
Kurum, mungesa e energjisë elektrike nxjerr të papunë 600 punonjës
Pamundësia e OSSH-së për të furnizuar me energji kombinatin metalurgjik të Elbasanit, ka bërë që puna të ndërpritet duke nxjerrë në rrugë 600 metalurgë. Prej një jave, puna është ndërprerë në dy uzina, në atë të Çelikut dhe Petëzimit, por për pasojë edhe në uzinën e Oksigjenit dhe të Gëlqeres. Shkak është bërë ndërprerja totale e furnizimit me energji elektrike nga OSSH. Në një njoftim për media thuhet se, Kurum me gjithë përpjekjet e bëra për sigurimin e energjisë brenda dhe jashtë vendit, detyrohet të pezullojë punën në të gjitha sektorët indusrtrialë për tre muaj.
KSSH: Papunësia në rritje, statistikat e qeverisë të pasakta
Sipas një studimi të realizuar nga Ekspertë të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, numri i të papunëve në Shqipëri, gjatë 2011 dhe në vazhdim ka njohur rritje të konsiderueshme, vecanërisht në zonat e mëdha urbane, ku luhatet nga 18 deri në 34 %.
Pullat, rrezik tregu i ilaçeve
Prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë paralajmërojnë se tregu farmaceutik rrezikon të mos furnizohet me barna nëse vendoset përfundimisht, që pulla fiskale dyfishe t'i ngjitet ambalazheve të ilaçeve në fabrikat e vendeve ku ato prodhohen.