KSSH: Papunësia në rritje, statistikat e qeverisë të pasakta

Sipas një studimi të realizuar nga Ekspertë të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, numri i të papunëve në Shqipëri, gjatë 2011 dhe në vazhdim ka njohur rritje të konsiderueshme, vecanërisht në zonat e mëdha urbane, ku luhatet nga 18 deri në 34 %.
“Ne na rezulton se kemi 450 mijë shqiptarë mazhorancë aktive në tregun e punës, 160 mijë studentë dhe nxënës, 50 mijë shtëpiake kryesisht femra, 120 mijë rezulton se nuk regjistrohen si punë kërkues, 100-120 mijë pensione të parakohshme apo me mbrojtje speciale të përkohshme. Duket qartë se ushtria e të papunëve zgjerohet me 470 nijë vetë mbi të dhënat zyrtare që janë 13.4%.
Sipas Nikollës, norma e papunësisë e deklaruar dy ditë më parë nga ministri Ksera në vlerën 13.4% është e pasaktë, pasi i referohet vetëm tre mujorit të dytë të 2011. Për të qenë sa më e besueshmë matja e normës së papunësisë në vend sipas kreut të Konfederatës duhet bazuar sipas kritereve të tre partizmit, ministri e Puns, punëdhënës, punëmarrës.
Ballkanweb.com
Add new comment