Putin nis fushatën presidenciale, thirrje për dorëheqje nga kandidimi

Postuar në 13 Janar, 2012 05:18

Kanë mjaftuar vetëm disa minuta nga lançimi i faqes zyrtare të fushatës së kryeministrit rus Vladimir Putin për president në internet, që ajo të mbushet me thirrje për dorëheqjen e tij dhe kërkesa pa fund për të mos kandiduar. Menjeherë pas kësaj, administratorët e faqes së internetit kanë limituar mundësinë e publikut për të hyrë në të.

Putin, i cili përgatitet të zgjidhet president, u përball me protestat më të mëdha në 12 vitet e tij të pushtetit, muajin e kaluar, kur dhjetëra mijëra njerëz manifestuan kundër manipulimit të zgjedhjeve parlamentare.

Shumë prej mesazheve online janë hequr nga faqja zyrtare. Ato u zbuluan shpejt nga gazetarët dhe blogerët e rrjeteve sociale të cilët i botuan mesazhet e zhdukura në faqet e tyre të internetit. Kjo situatë vlerësohet një e dhënë tjetër se politikani më popullor dhe me më shumë ndikim në Rusi, siç cilësohet Putin, është duke rënë me shpejtësi që kur vendosi të garonte sërish për në Kremlin, shtatorin e kaluar.   Albanian Screen   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.