Kurum, mungesa e energjisë elektrike nxjerr të papunë 600 punonjës

Pamundësia e OSSH-së për të furnizuar me energji kombinatin metalurgjik të Elbasanit, ka bërë që puna të ndërpritet duke nxjerrë në rrugë 600 metalurgë. Prej një jave, puna është ndërprerë në dy uzina, në atë të Çelikut dhe Petëzimit, por për pasojë edhe në uzinën e Oksigjenit dhe të Gëlqeres. Shkak është bërë ndërprerja totale e furnizimit me energji elektrike nga OSSH. Në një njoftim për media thuhet se, Kurum me gjithë përpjekjet e bëra për sigurimin e energjisë brenda dhe jashtë vendit, detyrohet të pezullojë punën në të gjitha sektorët indusrtrialë për tre muaj.
"Mungesa e energjisë elektrike sjell ndalimin e punës dhe për rrjedhojë ndërprerjen e marrëdhënieve të punës së punonjësve. Në shoqërinë Kurum janë të punësuar mbi 700 punonjës dhe përballemi me këtë situatë, ku fillimisht është menduar të ndërpresin marrëdhënien e punës mbi 600 punonjës",- deklaron Drejtori i Burimeve Njerëzore në këtë shoqëri, Gjergj Muça.
Të gjithë metalurgët, që do të dalin të papunë, do të paguhen me 60 ë rrogës përkohësisht, për tu ndërprerë plotësisht kjo shumë më pas. Ndërkaq këshilli sindikal ka njoftuar të premten para dite një protestë në qendër të qytetit. Përveç 700 familjeve të metalurgëve, janë 300 familje të tjera të lidhura indirekt me punën në këtë kompani industrial
Albanian Screen
Add new comment