Arkiv-Lajme të përditësuara

Qytetarët shtuan depozitat, bizneset huamarrjen

Postuar në 10 Janar, 2012 06:26

Gjatë vitit 2011, individët furnizuan pjesën dërrmuese të depozitave në sistemin bankar shqiptar, por qenë bizneset ato që përfituan pjesën dërrmuese të kreditimit.

Lajmi bëhet i ditur nga statistikat për muajin nëntor të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Depozitat në sistemin bankar arritën në 918 miliardë lekë (rreth 6.65 miliardë euro) me rritje 14 për qind në krahasim me një vit më parë.

Dhunimi i varreve në Boboshticë, Apeli 1 vit burg kreut të OMONIA-s

Postuar në 10 Janar, 2012 06:07

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Korcës për kreun e OMONIA-s Naum Disho, lidhur me skandalin e dhunimit të varreve në Boboshticë, ndërsa për dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi u dha dënimi liri me kusht.

Skandali u zbulua në tetor të 2010-ës, kur banorët e fshatit denoncuan dhunimin e varreve të të parëve të tyre, me qëllim ndërtimin e një memoriali për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 40.

Samaras takon Papadhimos: Nuk duhen masa të reja fiskale

Postuar në 09 Janar, 2012 13:42

 Në rrezik janë masat e reja fiskale të kërkuara nga Trojka dhe të shtruara për diskutim nga qeveria. 

Një shenjë u dha sot gjatë takimit që kryeministri Papadhimos zhvilloi me kreun Demokracisë së Re Antonis Samaras. 

Takimi u zhvillua në funksion të ardhjes së Trojkës në Greqi më 16 janar dhe ishte i pari në ciklin e takimeve të kryeministrit me liderët politikë, ndërkohë që nesër do të zhvillohet takim me kreun e LAOS George Karaxhaferis. 

Euro në rënie, USD forcohet, ekspertët: Qytetarët të mos shkëmbejnë

Postuar në 09 Janar, 2012 12:16

 Euro ka pësuar tjetër rënie në tregun tonë të këmbimit duke u blerë me 137.8 lekë dhe shitur me 138.3 lekë. Ndërsa dollari është forcuar më tej duke u shkëmbyer me 108 lekë në blerje dhe me 108.6 lekë në shitje. Përballë luhatjeve të forta të kursit, të shkaktuara nga zhvillimet në arenën ndërkombëtare ekspertët bëjnë këtë apel për qytetarët.

Hetim për shkrirjen e uzinave

Postuar në 09 Janar, 2012 08:35

Pas hetimeve të nisura muaj më parë për skandalin e ankandit fiktiv për shitjen e Uzines së Azotikut të Fierit, njësia task force në Prokurorinë e Tiranës nis hetimet edhe për procedurat e shitjes për skrap të TEC-it të Vlorës, Kuçovës dhe Cërrikut, si dhe për disa rafineri nafte në disa qytete të vendit. 

Mbetjet, aleanca kundër importit nis fushatën për mbledhjen e 50 mijë firmave

Postuar në 09 Janar, 2012 08:33

Ë- Aleanca kundër importit të plehrave ka nisur fushatën e mbledhjes së rreth 50 mijë firmave, për organizimin e një referendumi popullor kundër importit të mbetjeve. 

Përfaqësues të aleancës u kanë bërë thirrje qytetarëve të firmosin në katër pika të caktuara në Tiranë, por dhe në qytetet Vlorë dhe Korçë. 

Amnesty International, tjetër vit protestash

Postuar në 09 Janar, 2012 04:43

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, paralajmëron për një tjetër vit protestash anti-qeveritare në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, nëqoftëse sundimtarët e rajonit nuk garantojnë të drejtat demokratike dhe të njeriut për popujt e tyre. 

Në një raport të lëshuar në Londër, grupi përshkruan se si vitin e kaluar qeveritë në gjithë rajonin ishin të gatshme të ushtronin dhunë ekstreme në përpjekje për të mbytur thirrjet për reforma thelbësore. 

Tragjedia e 9 janarit, të afërmit e viktimave: Drejtësia s’bëri asgjë

Postuar në 09 Janar, 2012 04:40

Përkujtohet sot tragjedia e 9 Janarit, e cila ndodhi në afërsi të Vlorës në vitinn 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. 

Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.

Tragjedia e madhe e 9 janarit të 2004-ës në Vlorë po kërkohet që të harrohet nga të gjithë, si nga opozita ashtu dhe pozita. "Jemi më të fyer, më të poshtëruar dhe më të zhgënjyer se kurrë”. 

Bilanci 2011, qeveria i rriti çmimet, tregtarët i ulën

Postuar në 09 Janar, 2012 04:38

Një pjesë e mallrave të prodhuara në Shqipëri pësuan ulje drastike çmimesh gjatë vitit të kaluar, së bashku me mallrat që nuk i përkasin nevojës së përditshme, ndërkohë që një pjesë e mallrave pësuan rritje drastike të çmimeve, kryesisht si pasojë e taksave të reja të vendosura nga qeveria. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e detajuara të Indeksit të Çmimeve të Konsumit të publikuara nga INSTAT-i. 

Korçë, Këshilli 7 muaj pa rroga. Dështon arkëtimi i fondeve

Postuar në 08 Janar, 2012 13:57

Mbi 200 punonjës të Këshillit të Qarkut të Korçës dhe të ndërmarrrjeve të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale në këtë qark prej mëse 7 muaj kanë marrë vetëm 30 përqind të pagës mujore. Shkak ka qënë mungesa e derdhjes së kontributit prej 3.5 përqind të të ardhurave  nga bashkitë e komunat e qarkut. 

Përveç se cenimit të rëndë të pagave të punonjësve të mësipërm  për shkak të mungesës së fondeve  është cënuar rëndë edhe funksionimi i administratës së qarkut dhe cilësia e punës për mirëmbajtjen e rrugëve dhe po mendohet për shkurtimin e punonjësve. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara