Korçë, Këshilli 7 muaj pa rroga. Dështon arkëtimi i fondeve

Mbi 200 punonjës të Këshillit të Qarkut të Korçës dhe të ndërmarrrjeve të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale në këtë qark prej mëse 7 muaj kanë marrë vetëm 30 përqind të pagës mujore. Shkak ka qënë mungesa e derdhjes së kontributit prej 3.5 përqind të të ardhurave nga bashkitë e komunat e qarkut.
Përveç se cenimit të rëndë të pagave të punonjësve të mësipërm për shkak të mungesës së fondeve është cënuar rëndë edhe funksionimi i administratës së qarkut dhe cilësia e punës për mirëmbajtjen e rrugëve dhe po mendohet për shkurtimin e punonjësve.
"Pagesa e punonjësve të Këshillit të Qarkut dhe atyre të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale që përbëjnë rreth 212 punonjës për vitin 2011 ka qenë me diferenca të cilat kanë filluar që nga muaji qershor e deri në fund të vitit. Ne kemi marrë të gjitha masat që këto diferenca të mbyllen gradualisht brenda 3 mujorit të parë"- tha Liljana Pleqi, drejtoreshë e drejtorisë së financës në Qarkun e Korçës.
Të ardhurat në 37 komunat e bashkitë e këtij qarku jane realizuar ne masen 77 Të ardhurat që pritej të derdheshin prej tyre ne Keshillin e Qarkut llogariten 29 milion lekë, po prej tyre u derdhèn vetëm 10 milion lekë.
Bashkia e Pogradecit nuk ka derdhur as kontributin e vitit 2010 prej 6 milion lekë. Tipikë në këtë histori të vjetër janë njësitë vendore që qeverisen nga socialistët, megjithëse ka edhe komuna që qeverisen nga të djathtët dhe nuk e kanë derdhur kontributin që është përcaktiuar nga ligji. Për rrjedhojë funksioni i këtij organi pushteti gati është bllokuar.
Jorgjeta Gjançi
Albanian Screen
Add new comment