Euro në rënie, USD forcohet, ekspertët: Qytetarët të mos shkëmbejnë

Postuar në 09 Janar, 2012 12:16

 Euro ka pësuar tjetër rënie në tregun tonë të këmbimit duke u blerë me 137.8 lekë dhe shitur me 138.3 lekë. Ndërsa dollari është forcuar më tej duke u shkëmbyer me 108 lekë në blerje dhe me 108.6 lekë në shitje. Përballë luhatjeve të forta të kursit, të shkaktuara nga zhvillimet në arenën ndërkombëtare ekspertët bëjnë këtë apel për qytetarët.

“Rekomandohet që kursimet të mos preken, ose të paktën kur ke sasira të vogla disponibiliteti në rastin konkret të euros, të mos hysh në një lloj tregu spekulativ me mendjen që mund të fitosh duke këmbyer monedhat ose duke u ndjerë më i sigurtë në monedhën tjetër. Në këto raste rekomandohet një lloj qetësie, stabiliteti pa u futur në këto lloj lojrash, sepse në një periudhë afatmesme apo afatgjatë eksperienca ka treguar që janë konsumatorë dhe depozituese”, tha

Ekspertët parashikojnë se ecuria e tregut të këmbimit do të vijojë të jetë nën efektin e tregjeve botërore dhe politikave që ndërmerr Banka Qendrore Europiane.

“Edhe dyshimet edhe pikëpyetjet dhe gjithë komentet që bëhen lidhur me të ardhmen e euros, si reflektuesja kryesore e problematikës që po kalon Eurozona, sidomos për cështjen e borxhit sovran edhe politika nëqoftëse mund të themi monetare të Bankës Qendrore Europiane, e cila ka edhe objektivin e saj për të mbajtur në kontroll inflacionin dhe garantuar stabilitetin e cmimeve. Në tregun shqiptar natyrisht që euro ka një reflektim të kësaj situate të përgjithshme”, tha Civici më tej.

Rënia e euros favorizon të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë. Nga ana tjetër, i bën më të lira importet cka pritet të përkthehet me ulje të cmimeve në treg. Nga kjo situatë përfiton edhe qeveria, pasi do të paguajë më pak për kostot e borxhit. Ata që preken janë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të ulet.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.