Dhunimi i varreve në Boboshticë, Apeli 1 vit burg kreut të OMONIA-s

Postuar në 10 Janar, 2012 06:07

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Korcës për kreun e OMONIA-s Naum Disho, lidhur me skandalin e dhunimit të varreve në Boboshticë, ndërsa për dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi u dha dënimi liri me kusht.

Skandali u zbulua në tetor të 2010-ës, kur banorët e fshatit denoncuan dhunimin e varreve të të parëve të tyre, me qëllim ndërtimin e një memoriali për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 40.

Sipas banorëve, në ato varreza nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur. Menjëherë prokuroria nisi hetimet, ndërsa dosja me të pandehur kreun e OMONIA-s në Korcë dhe 2 punëtorët u dërgua në Gjykatë, gati një muaj më vonë, në nëntor 2010.

Disho ka një muaj kohë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.