Hetim për shkrirjen e uzinave

Pas hetimeve të nisura muaj më parë për skandalin e ankandit fiktiv për shitjen e Uzines së Azotikut të Fierit, njësia task force në Prokurorinë e Tiranës nis hetimet edhe për procedurat e shitjes për skrap të TEC-it të Vlorës, Kuçovës dhe Cërrikut, si dhe për disa rafineri nafte në disa qytete të vendit.
Prokurorët Olsi Dado dhe Elidon Hysenaj, i janë drejtuar me një shkrese për depozitim dokumentacioni Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, ku i kërkohen të dhëna për ankandet e kryera në fund të vitit 2011 për një seri tenderash për shitje skrapi, që u përket objekteve të lartpërmendura.
Njësia task forcë deklaron jo zyrtarisht se hetimet kane nisur pas disa kallëzimeve penale te bere ne kete prokurori nga kompani, qe kane marre pjese ne tendera.
"Ne do presim dergimin e dokumenteve nga Ministria e Ekonomise dhe Energjitikes- thane pjesetare te grupit te hetimit - dhe me pas do t'i sekuestrojme keto materiale ne funksion te hetimeve te nisura".
E njejta zyre e njesise task force ka nisur po ashtu hetimet edhe per tenderat ne Ministrine e Mbrojtjes. Prokuroria i ka kerkuar Ministrise se Mbrojtjes te gjitha dokumentat per nje ankand te kryer ne fund te 2011 per pajisjet ushtarake te nxjerra jashte perdorimit qe jane shitur per skrap.
Behet fjale per pajisje ushtarake te kategorizuara, sasia e te cilave eshte ende heret te behet publike dhe qe u perket Forcave Tokesore, Marines Luftarake Detare, Brigades Rajonale, Brigada Logjistike dhe Sherbimit Informativ të Ushtrisë. Burimet jo zyrtare thane ne telefon per Top Channel se Ministria e Mbrojtjes u ka kthyer përgjigje prokuroreve të çështjes dhe aktualisht akuza po i shqyrton keto materiale.
top-channel.tv
Add new comment