Arkiv-Lajme të përditësuara
Tadiç, “non grata” në Kosovë
Pas deklaratave provokuese të Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, i cili në vizitën e tij në manastirin e Deçanit e cilësoi Kosovën si “toka mëmë”, Prishtina reagon nëpërmjet zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi.
Njëkohësisht Ministër i Drejtësisë, Kuçi tha nëpërmjet telefonit në një lidhje direkte televizive se autoritetet kosovare nuk do të lejojnë më hyrjen në vend të Tadiç.
Taksa e re europiane, Cameron kundër: Do ta bllokoj
Përballë zotimit francez për të ecur përpara me zbatimin e taksës mbi transaksionet financiare, një vendosmëri po aq e madhe shprehet nga britanikët për ta bllokuar atë. E ashtuquajtura "taksa Tobin", ka marrë një goditje të rëndë nga kryeministri britanik, David Cameron, sipas të cilit Franca është e lirë ta aplikojë atë në vendin e saj si taksë mbi transaksionet, por aplikimi në një shkallë më të gjerë europiane, sipas tij, nuk do të gjejë mbështetjen britanike.
Çrregullime mendore, 6 mijë raste në vit vetëm në një qendër
Problemet e ndryshme familjare, në punë apo dhe në shoqëri janë bërë të papërballueshme për shqiptarët, aq sa një pjesë e konsiderueshme e tyre për pasojë rezultojnë të prekur nga çrregullimet mendore minore, të cilat kërkojnë trajtim. Vetëm gjatë vitit të shkuar në qëndrën e shëndetit mendor, numër tre në kryeqytet janë trajtuar 6 mijë persona.
Elbasan, shfrytëzimi i lumenjve
Shfrytëzimi i inerteve në basenet ujore të Qarkut të Elbasanit vijon të mbetet një problem serioz.
Konkretisht janë konstatuar shkelje mbi shtratin e lumit Shkumbin, afër Mirakës dhe lumin e Kutermanit, degë e lumit Shkumbin. Mbi këto basene, në mënyrë të pandërprerë firmat vazhdojnë të marrin materiale inerte, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mbi shtretërit e lumenjve.
BQE ishte paralajmëruar për pasojat e euros
Një nga arkitektët e euros është shprehur për CNN se Banka Qendrore Europiane ka qenë në dijeni të problemeve që mund të shkaktonte monedha e përbashkët europiane. Profesor Otmar Issing, tani president i Qendrës për Studime Financiare në Frankfurt, ka qenë një nga drejtuesit e Bankës në vitin 1999, kohë në të cilën u prezantua monedha e përbashkët.
Projekt për monumentet, banesat në Gjirokastër rrezikohen nga mungesa e hipotekës
Edhe pse Gjirokastra numëron 600 objekte monument kulture, pjesa më e madhe e të cilave pronë private, ende pronarët nuk kanë informacionin e duhur për rrugët dhe mundësitë e mirëmbajtjes, shfrytëzimit dhe nxjerjes në tregun e turizmit të këtyre banesave.
Aksioni i 14 janarit, "Vetëvendosje" me përforcime nga Shqipëria
Lëvizja “Vetëvendosje” konfirmoi pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria në aksionin për mbylljen e kufirit me Serbinë më 14 janar. Lajmi u bë i ditur nga sekretari organizativ i “Vetëvendosje”-s, Dardan Molliqaj.
“Kanë filluar organizimet edhe prej Shqipërisë për të ardhur më 14 janar në Kosovë. Shumë qytetarë atje kanë shprehur dëshirën për të qenë në Kosovë atë ditë. Ne do ta kemi një vizitë gjatë javës në Shqipëri dhe atëherë do të mund të marrim vesh se sa veta do të vijnë”, -ka thënë Molliqaj.
Taksë shtesë për karburantet
Sikur të mos mjaftonin taksat aktuale për karburantet, të cilat ndikojnë 100% në çmimin final, qeveria me anë të Ministrisë së Transporteve po përgatitet të vendosë një tjetër tarifë, me synim krijimin e një fondi të veçantë për mirëmbajtjen e rrugëve, raportoi “Shqip” në numrin e së dielës.
Natyrisht, një ndërhyrje e tillë do t’i jepte tjetër ndikim negativ naftës dhe për rrjedhojë kostos për mjetet e transportit dhe ekonomisë në tërësi.
Ndotja në Korçë, rrezik nga lëndët kancerogjene
Niveli i lartë i ndotjes në qytetin e Korçës ka angazhuar një rrjet të rinjsh të organizatave jofitimprurëse për sensibilizimin e situatës së krijuar. Edhe pse këto ditë me rreshje dëbore dhe temperatura të ulta ndotja e ajrit shënon rënie ai përsëri mbetet shqetësues.
Përkeqësohen rezervat, bien prurjet në Koman e Fierzë
Rënia e kërkesës për energji ka ulur disi importin që gjatë dhjetorit ishte në shifra maksimale. Janari ka nisur me shtim të prodhimit vendas, por burime nga Korporata Elektroenergjetike bëjnë me dije se situata hidrike ende nuk është e favorshme.