Taksë shtesë për karburantet

Postuar në 08 Janar, 2012 04:59

Sikur të mos mjaftonin taksat aktuale për karburantet, të cilat ndikojnë 100% në çmimin final, qeveria me anë të Ministrisë së Transporteve po përgatitet të vendosë një tjetër tarifë, me synim krijimin e një fondi të veçantë për mirëmbajtjen e rrugëve, raportoi “Shqip” në numrin e së dielës. 

Natyrisht, një ndërhyrje e tillë do t’i jepte tjetër ndikim negativ naftës dhe për rrjedhojë kostos për mjetet e transportit dhe ekonomisë në tërësi. 

Dokumenti i Ministrisë së Transporteve, që tashmë ka marrë miratimin edhe të qeverisë shqiptare, parashikon që gjatë tre viteve në vazhdim, një pjesë e fondit për mirëmbajtjen e rrugëve të merret nga një taksë e posaçme mbi karburantet. 

Qeveria ka rënë dakord vetëm në parim për vënien e kësaj takse, por masa e saj do të përcaktohet me anë të një ligji të posaçëm. “Rreth 98% të çmimit final të produktit, sipas ekspertëve, e përbën çmimi i produkteve në bursë së bashku me detyrimet fiskale dhe ato vendore. Taksat portuale të Depozitave Bregdetare, që menaxhohen nga koncesionarë privatë, janë nga më të lartat në rajon. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për detyrimet e tjera, deri tek Tatimi mbi Vlerën e Shtuar”, - sqarojnë tregtarët e naftës. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.