Aksioni i 14 janarit, "Vetëvendosje" me përforcime nga Shqipëria

Postuar në 08 Janar, 2012 05:01

 Lëvizja “Vetëvendosje” konfirmoi pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria në aksionin për mbylljen e kufirit me Serbinë më 14 janar. Lajmi u bë i ditur nga sekretari organizativ i “Vetëvendosje”-s, Dardan Molliqaj.

“Kanë filluar organizimet edhe prej Shqipërisë për të ardhur më 14 janar në Kosovë. Shumë qytetarë atje kanë shprehur dëshirën për të qenë në Kosovë atë ditë. Ne do ta kemi një vizitë gjatë javës në Shqipëri dhe atëherë do të mund të marrim vesh se sa veta do të vijnë”, -ka thënë Molliqaj.

Ndërkohë, kreu i Sekretariatit për Komunikim me Median, Erzen Vraniqi, dhe aktivistë të tjerë të subjektit të Albin Kurtit, kanë publikuar në rrjetin social Facebook një njoftim për nisjen e autobuseve nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, drejt Kosovës.

“Autobusët nga Tirana nisen në datën 14 janar, në ora 7:00 të mëngjesit, në sheshin “Skënderbej”, para Pallatit të Kulturës”- thuhet në njoftim.

Lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmëruar zhvillimin e një aksioni për mbylljen e kufirit me Serbinë te Dheu i Bardhё dhe nё Merdar më 14 janar, “në mbrojtje të mocionit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë pas moszbatimit të tij nga Qeveria e Kosovës”.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.