Përkeqësohen rezervat, bien prurjet në Koman e Fierzë

Postuar në 07 Janar, 2012 09:56

Rënia e kërkesës për energji ka ulur disi importin që gjatë dhjetorit ishte në shifra maksimale. Janari ka nisur me shtim të prodhimit vendas, por burime nga Korporata Elektroenergjetike bëjnë me dije se situata hidrike ende nuk është e favorshme. 

Të dhënat më të fundit tregojnë se niveli i i liqenit të Fierzës ngelet në kuotat e dhjetorit, ndërsa rezervat e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë rënë. Liqeni më i madh hidrik në vend, ai prej nga merr ujë Hidrocentrali  Fierzës ngelet në kuotën 268 metra, ndërsa prurjet janë rreth 110 metër kub në sekondë. Krahasuar me dhjetorin ka përkeqësimi të rezervave të liqenit të komanit dhe Vaut të Dejës. 

Në hidrocentralin e dytë të kaskadës së Drinit niveli është 170 metra e 76 centimetra, rreth një metër më pak se në dhjetor, ndërsa prurjet janë 220 metër kub në sekondë. Në Vaun e Dejës niveli është 73 metra e 60 centimetra ndërsa prurjet janë vetëm 80 metër kub në sekondë. Përsa i përket prodhimit, mësohet se hidrocentralet e mëdha hedhin në rrjet rreth 11 milion kilovat orë në ditë, rreth 5 milion më shumë se në javën e fundit të dhjetorit. Përsa i përket importit, ai varion nga 10 në 12 milion kilovat dhe kryeht si nga KESH ashtu dhe nga Çez. Zyrtarë të korporatës thonë se me përmirësimn e situatrës hidrike mund të ketë dhe shtim të prodhimit vendas e rrjedhimisht ulje të importit. 

 

 

Florian Papadhimitri

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.