Projekt për monumentet, banesat në Gjirokastër rrezikohen nga mungesa e hipotekës

Postuar në 08 Janar, 2012 05:26

Edhe pse Gjirokastra numëron 600 objekte monument kulture, pjesa më e madhe e të  cilave pronë private, ende pronarët nuk kanë informacionin e duhur për rrugët dhe mundësitë e mirëmbajtjes, shfrytëzimit dhe nxjerjes në tregun e turizmit të këtyre banesave. 

Ky është deklarimi i bërë nga kreu i organizatës për ruajtjen e vlerave të Gjirokastrës histrorike Sadi Petrela. Sipas Petrelës pas viteve 90, kur me ndryshimin e sistemit u krijua një realitet i ri edhe në Gjirokastër, roli i qyetrave për mirëmbajtjen e shtëpipive karakteristike të tyre u zbeh, ndërsa duhet të ndodhte e kundërta. 

Veç zbehjes së rolit të pronarit për banesat, një pjesë e konsiderueshme e  këtyre banesave karakteristike të Gjirokastrës ende nuk janë të regjistruara dhe u mungon hipotekimi duke vështirësuar kështu shfrytëzimin e tyre.

Për tu ardhur në ndihmë pronareve të banesave për rolin që ata duhet të luajnë në këtë drejtim, për dokumentacionin që ata duhet të përgatitin deri në hipotekim dhe për tu integruar në tregun e sotëm, Shoqata për Ruajtjen e Vlerave të Gjirokastrës pasi ka realizuar një anketim, nëpërmjet të  cilit ka konstatuar se pronarët në raport me banesat e tyre janë larg kërkesave të realitetit të sotëm, ka ofruar ndihmë konkrete për poseduesit e banesave monument kulture.

Është kjo arsyeja që nëpërmjet një projekti tashmë të miratuar, kjo organizatë u ofron qytetarëve pronarë të gjitha rrugët e mundësitë ligjore për regjistrimin e pronës, shfrytëzimin e saj e deri tek mirëmbjatja dhe rikonstruksioni.

 

Ismail Xhaferri

 

Albanian Screen 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.