Çrregullime mendore, 6 mijë raste në vit vetëm në një qendër

Postuar në 08 Janar, 2012 09:44

Problemet e ndryshme familjare, në punë apo dhe në shoqëri janë bërë të papërballueshme për shqiptarët, aq sa një pjesë e konsiderueshme e tyre për pasojë rezultojnë të prekur nga çrregullimet mendore minore, të cilat kërkojnë trajtim. Vetëm gjatë vitit të shkuar në qëndrën e shëndetit mendor, numër tre në kryeqytet janë trajtuar 6 mijë persona. 

Psikiatria Arjana Reli, thotë për AS se zakonisht shqetësimet mendore të tyre dignostikohen nga mjeku i familjes, i cili më pas i drejton ata tek psikiatri, për të vënë diagnozën dhe më pas të vendos në bashkëpunim me psikologun për kurimin. Kurimi me medikamete zakonisht zgjat nga 3 deri në 6 muaj.

"Disa çregullime minore që kanë lidhje me shëndetin mendor mund të trajtohen shumë mirë dhe nga mjeku i familjes. Për pjesën tjetër ku trajtimi nuk është i suksesshëm pacienti dërgohet në qendrat komunitare të shëndetit mendor. Psikiatri bën ekzaminimin, e çon tek psikologu, i cili merret me organizimin e forcave mbrojtëse. Në rastet kur psikiatri e shikon gjendjen më të rëndë se kaq dhe duhet ndërhyrja është po ai që propozon një mjekim i cili nuk zgjat shumë"- tha doktoreshë Reli.

Moshat më të prekura thotë Reli janë ato aktive, të cilat përballen me shumë probleme nga 20 deri në 50 vjeç. Ndersa gjinia që kujdeset më shumë për të marrë ndihmë tek mjekët është ajo femërore. 

"Është gjinia femërore ajo që kërkon më tepër ndihmë, por në rastet kur janë bërë depistime, statistikat flasin për të njëjtën shifër si tek meshkujt dhe tek femrat. Përsa i përket grupmoshave zakonisht janë të moshave 20-50 vjeç"- tha Reli. 

Megjithatë ka persona, që ndërpresin mjekimin pa u konsultuar me psikiatrin. Për pasojë thotë Reli ata rinisin mjekimin nga e para dhe në këto raste ai mund të zgjatë dhe më shume nga 1 deri në 2 vjet.

 

Julia Bardhshoi

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.