Arkiv-Lajme të përditësuara

Kinë, censurë e re mbi televizionet

Postuar në 04 Janar, 2012 03:08

Televizionet kineze dhe transmetuesit satelitorë kanë reduktuar me dy të tretat programet e tyre argëtuese në Kinë, pas një fushate të fundit qeveritare, lajmëroi gjatë së mërkurës Agjensia e Lajmeve “Xinhua”. 

Pas një urdhëri të lëshuar nga Administrata Shtetërore e Radios, Televizionit dhe Filmit, ishte e domodoshme të “reduktohej argëtimi i tepruar” duke nisur nga data 1 janar.

Greqia paralajmëron se mund të heqë dorë nga euro

Postuar në 04 Janar, 2012 03:06

Greqia ka paralajmëruar se mund të heqë dorë nga përdorimi i euros, nëse nuk ia del që të finalizojë pjesën e dytë të pakos financiare ndërkombëtare prej rreth 130 miliardë eurosh, për të cilën u vendos në tetor të 2011-ës. 

Zëdhënësi i qeverisë, Pandelis Kapsis ka thënë se bisedimet me agjencitë financiare ndërkombëtare në 3-4 muajt e ardhshëm do të “përcaktojnë gjithçka”, përfshirë edhe atë, nëse Greqia do ta shmangë falimentimin.

Itali, taksë e re për emigrantët

Postuar në 03 Janar, 2012 13:57

Një taksë e re nga 80 deri në 200 euro. Kjo është dhurata e qeverisë italiane për të gjithë të huajt që jetojnë në Itali, e cila prek edhe shumë emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë përtej Adriatikut.

Të gjithë emigrantët, përvec shpenzimit që deri tani arrinte deri në 70 euro, do të duhet të derdhin edhe 80 deri në 200 euro shtesë për ripërtëritjen e lejeve të qendrimit.

Shtrenjtohen karburantet

Postuar në 03 Janar, 2012 13:46

Viti i ri ka nisur me një surprizë të hidhur për konsumatorët të cilët po përballen me një valë të re rritje në çmimet e karburanteve.

Aktualisht në pikat me pakicë të kryeqytetit nafta po shitet me cmime rekord që luhaten nga 182 deri në 186 lekë për litër.

Krahasuar me javën e fundit të 2011-ës, çmimi naftës në disa pika me pakicë është rritur dri në 5 lekë për litër.Tregtarët thonë se shkaqet e kësaj rritje janë të lidhura me taksën e re që qeveria vendosi mbi karburantet, e quajtur taksa e qarkullimit.

Perëndimi, pranë marrëveshjes me talebanët

Postuar në 03 Janar, 2012 09:10

Talebanët lajmëruan të martën për arritjen e një marrëveshje politike për krijimin e një zyre politike, mundësisht në Katar, si pjesë e planeve perëndimore për t’i dhënë fund luftës.

Lajmi u konfirmua në një komunikatë zyrtare, të mbështetur fuqimisht edhe nga Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë këmbëngulur vazhdimisht më parë për krijimin e një përfaqësie të tillë, e cila do të lehtësonte negociatat me talebanët.

Gjermani, papunësia bie në nivel rekord

Postuar në 03 Janar, 2012 09:07

Papunësia në Gjermania regjistroi shkallën e saj më të ulët që prej dhjetorit të vitit 1991, lajmëroi Agjensia Federale Gjermane e Punësimit.

Niveli i papunësisë ra në 6,8% në dhjetor 2011, 0,1% më pak se muaji paraardhës. Ky është parametri më i mirë i papunësisë që prej bashkimit të Gjermanisë dhe fillimit të studimit të tregut të përbashkët, në vitin 1991.

Emigrantët kthehen në Greqi, radhë në Kapshticë

Postuar në 03 Janar, 2012 07:10

Vijon prej 2 ditësh fluksi i qarkullimit të udhëtarëve në pikën doganore të Kapshticës. 

Spanjë, papunësia arrin nivelin rekord 7.86 %

Postuar në 03 Janar, 2012 07:08

Papunësia në Spanjë për muajin dhjetor ka arritur e nivelin ri rekord 7.86 përqind. 4.4 milionë të papunë, numri më i lartë që nga viti 1996.  "Në këtë moment duket se kryeministri është në kontradiktë me veten. Ai tha se nuk do të rriste taksat, por në fakt e ka bërë këtë. Megjithatë, e përsëris se ai ka pak ditë që ka marrë detyrën dhe duhet t'i japim kohë",-ka thënë Alvaro Fernandez, një i papunë. Ndërsa, Oskari, një tjetër i papunë në Madrid, tha se nuk besonte se qeveria do të arrinte që me kursimet e saj të hapte vende të reja pune.

Itali, rrogat e majme të deputetëve

Postuar në 03 Janar, 2012 07:07

Italia është një prej vendeve me borxhin më të madh publik në Evropë dhe që prej muajsh trondit bursat evropiane me pasigurinë e saj, por kjo nuk i pengon deputetët italianë që të jenë më të paguarit në Evropë. 

Korçë, masakrojnë Ujësjellësit. Banorët i grabisin për skrap

Postuar në 03 Janar, 2012 07:03

Epidemia e grumbullimit të hekurit për skrap po nxjerr jashtë funksionit veprat ujitëse në qarkun e Korçës dhe po kërcënon seriozisht të ardhmen e prodhimit bujqësor. Hekurmbledhësit po dëmtojnë rëndë veprat ujitëse dhe kulluese. Ky është shqetësimi që përcillet jashtë mikrofonit nga drejtuesit e Bordit të Kullimit në këtë qark. Nuk ka vepër të tillë që nuk është masakruar nga këta njerëz duke sjellë dëme prej  miliona lekësh në veprat ujitëse. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara