Spanjë, papunësia arrin nivelin rekord 7.86 %

Papunësia në Spanjë për muajin dhjetor ka arritur e nivelin ri rekord 7.86 përqind. 4.4 milionë të papunë, numri më i lartë që nga viti 1996. "Në këtë moment duket se kryeministri është në kontradiktë me veten. Ai tha se nuk do të rriste taksat, por në fakt e ka bërë këtë. Megjithatë, e përsëris se ai ka pak ditë që ka marrë detyrën dhe duhet t'i japim kohë",-ka thënë Alvaro Fernandez, një i papunë. Ndërsa, Oskari, një tjetër i papunë në Madrid, tha se nuk besonte se qeveria do të arrinte që me kursimet e saj të hapte vende të reja pune. Papunësia në rritje mbetet një nga sfidat e mëdha të qeverisë së re konservatore, e cila është zotuar se do të rregullojë ekonominë e vendit.
******
Krejt ndryshe nga Spanja, Gjermania ka shënuar nivelin më të ulët të papunësisë nga dhjetori i vitit 1991. Sipas Zyrës Federale të Punësimit, në muajin që lamë pas, papunësia ra në 6.8 nga 6.9 përqind që ishte në Nëntor. Vendi numëron 2.88 milionë të papunë, apo 22 mijë më pak.
Albanian Screen
Add new comment