Perëndimi, pranë marrëveshjes me talebanët

Postuar në 03 Janar, 2012 09:10

Talebanët lajmëruan të martën për arritjen e një marrëveshje politike për krijimin e një zyre politike, mundësisht në Katar, si pjesë e planeve perëndimore për t’i dhënë fund luftës.

Lajmi u konfirmua në një komunikatë zyrtare, të mbështetur fuqimisht edhe nga Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë këmbëngulur vazhdimisht më parë për krijimin e një përfaqësie të tillë, e cila do të lehtësonte negociatat me talebanët.

Konflikti midis këtyre ekstremistëve muslimanë dhe komunitetit ndërkombëtar është në zhvillim prej dhjetë vitesh, që kur u realizua ndërhyrja në Afganistan në vitin 2001.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse talebanët, të cilët pretendojnë se janë duke e fituar luftën, janë me të vërtetë të interesuar që të përfshihen në bisedime të rëndësishme paqeje.

Gjatë dhjetorit, SHBA hoqi nga lista e të shumëkërkuarve Mullah Omarin, drejtuesin e talebanëve. Lëvizja surprizë u interpretua si një sinjal i qartë i avancimit të bisedimeve mes të dyja palëve në konflikt.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.