Shtrenjtohen karburantet

Viti i ri ka nisur me një surprizë të hidhur për konsumatorët të cilët po përballen me një valë të re rritje në çmimet e karburanteve.
Aktualisht në pikat me pakicë të kryeqytetit nafta po shitet me cmime rekord që luhaten nga 182 deri në 186 lekë për litër.
Krahasuar me javën e fundit të 2011-ës, çmimi naftës në disa pika me pakicë është rritur dri në 5 lekë për litër.Tregtarët thonë se shkaqet e kësaj rritje janë të lidhura me taksën e re që qeveria vendosi mbi karburantet, e quajtur taksa e qarkullimit.
Kjo taksë hyri fillimisht në fuqi në verën e vitit të kaluar në nivelin 5 lekë për litër. Që nga 1 janari i këtij viti ajo rritet edhe me 2 lekë të tjera shtesë duke shkuar në 7 lekë për litër.
Megjithatë rritja me 2 lekë për litër e taksës së qarkullimit së bashku edhe me efektin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar shpjegon vetëm gjysmën e shtesës në çmim pasi të dy këto taksa e rrisin cmimin me vetëm 2.4 lekë për litër, ndërkohë që realisht në treg rritja shkon deri në 5 lekë.
Sipas tregtarëve pjesa tjetër e rritjes së cmimeve shkaktohet nga forcimi i dollarit krahasuar me lekun.
top-channel.tv
Add new comment