Itali, rrogat e majme të deputetëve

Postuar në 03 Janar, 2012 07:07

Italia është një prej vendeve me borxhin më të madh publik në Evropë dhe që prej muajsh trondit bursat evropiane me pasigurinë e saj, por kjo nuk i pengon deputetët italianë që të jenë më të paguarit në Evropë. 

Çdo deputet apo parlamentar italian fut në xhep mbi 16 000 euro neto çdo muaj. Nëse krahasojmë shifrat, kolegët e tyre francezë marrin 13 500 euro në muaj, ata gjermanë 12600, deputetët holandezë pak më shumë se 10 000 euro, deputetët belgë 9200 euro, ndërsa ata austriakë 8600 euro në muaj. As që ia vlen të përmendësh deputetët e varfër të spanjës që marrin vetëm 4600 euro në muaj. 

Këto shifra u publikuan nga komisioni Xhovanini në Itali dhe u hodhen në internet. Nëse merr për bazë këto shifra italia nuk duhej të ishte në krizë, por siç duket kriza është kufizuar jashtë mureve të parlamentit italian. 

Pavarësisht masave ekstreme ekonomike, rritjes se taksave, shkurtimeve të pagave dhe pensioneve të ndërmarra nga qeveria italiane në kurriz të popullit, deputetevë nuk i është shkurtuar as edhe një cent nga pagat.

 

top-channel.tv

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;Fini dhe Skifoni,kryetaret e dhomave jane ne tratativa per tua kthyer te ardhurat deputeteve (63o) dhe senatoreve (315) njelloj me eurodeputetet duke perfituar gati 13 milione euro ne vit.Ne fakt paga neto mujore eshte 13 500 euro, ndersa 2 5oo euro jane per ndihmesit e deputetit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.