Arkiv-Lajme të përditësuara
Hungari, protesta ndaj Kushtetutës së re
Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Budapest ndaj kushtetutës së re e të diskutueshme, një ditë pasi ajo hyri në fuqi.
Partia në pushtet, Fidesz coi ligjin në parlament në muajin prill pasi fitoi dy të tretat në zgjedhjet parlamentare.
Kundërshtarët thonë se ajo kërcënon demokracinë duke hequr “checks & balances” të vendosura në vitin 1989, kur regjimi komunist u rrëzua. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar gjithashtu që ligji të tërhiqej.
Kontrata e re e energjisë, sanksione më të rrepta ndaj CEZ-it
Faturimi i energjisë elektrike dhe marrëdhëniet mes CEZ Shpërndarje dhe konsumatorëve pritet të jenë më të rregullta gjatë këtij viti. Duke parë ankesat e shumta dhe konfliktet që në shumë raste kanë përfunduar në gjykata, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar para disa javësh formatin e ri të kontratës mes CEZ dhe konsumatorëve.
Kontrata e re parashikon që në rast vonese në shlyerjen e detyrimeve, CEZ të mos faturojë me më shumë se 0.1 përqind të vlerës së faturës për çdo ditë vonesë. Më parë ky sanksion ishte 1 për qind.
Eurozonë, vazhdon rënia e prodhimit industrial
Prodhimi industrial në Eurozonë shënoi rënie për muajin e pestë radhazi, por regjistroi disa shenja inkurajuese për rikuperimin, mësohet në statistikën e publikuar nga Instituti Zyrtar i Statistikave në BE, “Eurostat”.
Në muajin dhjetor, prodhimi industrial regjistroi koefiçentin 46,9, 0,5% më i lartë se a i nëntorit, kur u regjistrua rekordi më i ulët në 28 muaj. Çdo koefiçent nën 50 tregon për kontraktim të këtij sektori ekonomik.
Parashikimi për vitin 2012, Ekspertët: I vështirë ekonomikisht
Viti 2012 nuk do të jetë i lehtë për ekonominë shqiptare. Ekspertët parashikojnë se efektet e krizës do të ndihen më shumë, gjë që do të refletohet me tkurrje të buxheteve familjare dhe ngadalësim të rritjes ekonomike.
Sa pak argëtohen shqiptarët
Shqiptarët harxhojnë fare pak kohe për t'u argëtuar apo për t'u marrë me punë vullnetare. Studimi i fundit i INSTAT-it,i mbeshtetur nga UNFPA tregon se popullsia e moshës nga 20 deri në 74 vjec shpenzon vetëm 1 minutë për argëtim dhe vetëm 2 deri në 3 minuta në punë vullnetare për të ndihmuar të tjerët, në ditë.
Largimi i emigrantëve, forcohet euro në ditët e para të vitit
Largimi i emigrantëve, të kthyer në atdhe për festat e fundviti, ka shkaktuar një forcim të euros në tregun tonë të këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e Eurozonës shkëmbehet me 138,9 lekë ose 1 lekë më shumë se në fund të dhjetorit, ndërsa dollari është në kuotën e 107,5 lekëve.
Gjatë janarit shkëmbimi i valutave do të ndikohet jo vetëm nga ecuria e tregjeve financiare ndërkombëtare dhe zhvillimeve në Eurozonë, që nuk kanë qenë favorizuese për euron por edhe nga rritja e kërkesës së brendshme për valutë, kryesisht nga biznesi.
Tërmet në Japoni, nuk ka njoftime për viktima dhe dëme
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë në ditën e parë të vitit 2012, por nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për lëndime apo dëme materiale, madje as paralajmërim për cunami.
Tronditjet e tokës janë të zakonshme për Japoninë, mirëpo tërmeti dhe cunami i 11 marsit të 2011, i ka vendosur në gatishmëri institucionet e këtij vendi. Këtë 1 janar, tronditjet janë regjistruar në ishujt jugorë të Torishimës rreth 1800 km larg Tokios.
Viti 2012 - vit sfidash
Viti i ri erdhi, dhe miliona vetë në mbarë botën e kanë pritur atë me festime fishekzjarrësh. Por krerë shtetesh dhe qeverish kanë paralajmëruar një vit të vështirë.
Sarkozy: 2012 do jetë një vit me rreziqe dhe mundësi
Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy theksoi të shtunën se e ardhmja e vendit është ende në rrezik për shkak të krizës së Eurozonës, kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Duhet të jemi kurajoze dhe të kthjellët. 2012 do të jetë një vit i mbushur me rreziqe, por edhe me shumë mundësi. Me shumë shpresë nëse do të dimë si të përballemi me sfidat. I mbushur me rreziqe nëse qëndrojmë” - deklaroi presidenti Sarkozy.
Greqi, shpresë për daljen nga kriza
Nën dritën shpresëdhënëse të fishekzjarreve të hedhur natën e ndërrimit të viteve mbi qiellin e Akropolit në Athinë, bashkë me miliona greke të dërrmuar nga kriza ekonomike që po kalon vendi, kane shprehur urimet e tyre për Vitin e Ri edhe mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi në dy dekadat e fundit.