Sarkozy: 2012 do jetë një vit me rreziqe dhe mundësi

Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy theksoi të shtunën se e ardhmja e vendit është ende në rrezik për shkak të krizës së Eurozonës, kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Duhet të jemi kurajoze dhe të kthjellët. 2012 do të jetë një vit i mbushur me rreziqe, por edhe me shumë mundësi. Me shumë shpresë nëse do të dimë si të përballemi me sfidat. I mbushur me rreziqe nëse qëndrojmë” - deklaroi presidenti Sarkozy.
Kancelarja gjemane Angela Merkel deklaroi një ditë më parë se Europa po përballet me testin më të rëndë në dekadat e fundit. Ajo nxiti vendet europiane që të bashkëpunojnë ngushtë, për teë tejkaluar situatën e rëndë fianciare.
Ndërkohë, presidenti italian Napolitano nga ana e tij nxiti popullin për të bërë më shumë sakrifica me qëllim që të parandalohet falimentimi i Italisë.
top-channel.tv
Add new comment