Largimi i emigrantëve, forcohet euro në ditët e para të vitit

Largimi i emigrantëve, të kthyer në atdhe për festat e fundviti, ka shkaktuar një forcim të euros në tregun tonë të këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e Eurozonës shkëmbehet me 138,9 lekë ose 1 lekë më shumë se në fund të dhjetorit, ndërsa dollari është në kuotën e 107,5 lekëve.
Gjatë janarit shkëmbimi i valutave do të ndikohet jo vetëm nga ecuria e tregjeve financiare ndërkombëtare dhe zhvillimeve në Eurozonë, që nuk kanë qenë favorizuese për euron por edhe nga rritja e kërkesës së brendshme për valutë, kryesisht nga biznesi.
Forcimi i euros është një dukuri që përsëritet cdo vit me largimin e emigrantëve. Një euro e fortë penalizon të gjithë ata që kanë marrë një kredi në këtë monedhë dhe që të ardhurat i kanë në lekë. Gjithashtu do të shtrenjtohen importet, cka përkthehet me një rritje të cmimeve në treg. Nga ana tjetër rriten kostot e qeverisë për borxhin e jashtëm. Favorizues forcimi i euros është për eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.
Ballkanweb.com
Add new comment