Korçë, masakrojnë Ujësjellësit. Banorët i grabisin për skrap

Postuar në 03 Janar, 2012 07:03

Epidemia e grumbullimit të hekurit për skrap po nxjerr jashtë funksionit veprat ujitëse në qarkun e Korçës dhe po kërcënon seriozisht të ardhmen e prodhimit bujqësor. Hekurmbledhësit po dëmtojnë rëndë veprat ujitëse dhe kulluese. Ky është shqetësimi që përcillet jashtë mikrofonit nga drejtuesit e Bordit të Kullimit në këtë qark. Nuk ka vepër të tillë që nuk është masakruar nga këta njerëz duke sjellë dëme prej  miliona lekësh në veprat ujitëse. 

"Është fakt i dukshëm që tubat janë prerë edhe me trokon dhe me bombla oksigjeni. ne si organizata bëjmë denoncimet pranë organeve të policisë. Ata bëjnë punën e tyre"- deklaron Shaban Doko nga Organizata e Përdorimit të Ujit në Bilisht.

Në Qarkun e Korçës për vitin 2005- 2010, sipas Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, janë investuar nga qeveria 6 milion dollarë duke vënë nën ujë edhe 5000 hektarë tokë fushore. Por hekurmbledhësit kanë dëmtuar ujëmbledhësit e Gjonçit në Ersekë, tubacionet e stacioneve të pompave në  Korçë, Kolonjë, Devoll e Pogradec, pjesët metalike të stacionit të pompave të Maliqit, etj. 

"Këto muajt  e fundit, në veprat ujitëse, sidomos në sifona, urë-kanale me tubo çeliku, është një fenomen që po i vjedhin këto njerëz keqbërës dhe po i dëmtojnë këto sisteme. Aktualisht kemi tre raste që janë vjedhur tubo çeliku në një gjatësi përafërsisht rreth 200 metra"- thotë Edmont Zypce, kryetar i Organizatës Ujitëse në Devoll.

Nuk është vetëm nevojë për mbijetesë vjedhja e tubacioneve metalike, por është mënyra me e thjeshtë për të fituar më shumë para. Destinacioni i hekurit për skrap janë subjektet që merren me mbledhjen dhe riciklimin e mbetjeve urbane e industriale.

 

Jorgjeta Gjanci

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.