Ndotja në Korçë, rrezik nga lëndët kancerogjene

Postuar në 07 Janar, 2012 10:19

Niveli i lartë i ndotjes në qytetin e Korçës ka angazhuar një rrjet të rinjsh të organizatave jofitimprurëse për sensibilizimin e situatës së krijuar. Edhe pse këto ditë me rreshje dëbore dhe temperatura të ulta ndotja e ajrit shënon rënie ai përsëri mbetet shqetësues. 

Ndotja 20-30ë e lartë se normalja po rrit kohë pas kohe edhe numrin e pacientëve të prekur nga sëmundjet e mushkrive në këtë qytet.Niveli i pluhurit 10 mikron i cili hyn në mushkri është 90.7 mikrogram për metër kub nga 40 mikorogram që është norma, niveli iI pluhurit 2.5 mikron që hyn në mushkri e më pas në gjak është 60 mikrogram për metër kub nga 20 që është norma. Po ashtu edhe benzene kancerogjen është mbi normën e lejuar. 

"Raporti informativ që kemi sot në duar mbi shkallën e ndotjes së ajrit në Korçë, hartuar nga drejtoria rajonale e shëndetësisë,në bazë të matjeve të bëra në muajin nëntor 2011 e vendos Korçën me shkalljen më të lartë të ndotjes, mbi Tiranën dhe mbi Durrësin, duke na vendosur përballë shifrave alarmante të ndotjes. Rrugët dhe bulevardet e Korçës pastrohen ende me fshesa të thurrura me dorë, mbulohen nga akulli pasi askush nuk angazhohet të pastrojë bulevardet e qytetit tonë", tha Redson Begolli, Drejtuesi i DIA.
   
Niveli i lartë i ndotjes është faktuar me një raport të muajit nëntor të Drejtorisë Rajonale e Shendetesise në Korçe i cili nuk është publikuar për mediat. Kjo drejtori është përqendruar në bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për verifikimin dhe ndëshkimin e ndotësve të mjedisit. Në monitorimin e vitit 2009, në nivel republike Korça renditej e dyta pas Tiranës për nivelin e ndotjes.

 

 

Jorgjeta Gjançi

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.