BQE ishte paralajmëruar për pasojat e euros

Postuar në 08 Janar, 2012 05:38

Një nga arkitektët e euros është shprehur për CNN se Banka Qendrore Europiane ka qenë në dijeni të problemeve që mund të shkaktonte monedha e përbashkët europiane. Profesor Otmar Issing, tani president i Qendrës për Studime Financiare në Frankfurt, ka qenë një nga drejtuesit e Bankës në vitin 1999, kohë në të cilën u prezantua monedha e përbashkët. 

Issing, një anëtar i bordit ekzekutiv nga 1998-2006, tha se ai ishte një "eksperiment", i cili mund të çonte drejt një krize. "Ne i dërguam disa herë shkresa presidentit Jean Claude Trichet, të cilat ishin të mbushura me grafikë që tregonin se kostot për njësi të punës ndryshonin në mënyrë dramatike. Ndaj, kjo është diçka që dihej",-tha Issing për CNN. 

Paralajmërimet e Issingut janë bërë tej mase të qarta, teksa disa vende në Eurozonë mezi po mbahen në këmbë e të tjera po qëndrojnë të forta. Pak ditë më parë, norma e papunësisë në Gjermani ishte 6.8 përqind, në një kohë që Spanjë arriti në 23 përqind. 

"Këto nuk kanë ndodhur natën, por në dritën e diellit",-vazhdon më tej ekonomisti, teksa thekson se problemet në Eurozonë, duhet të jenë politikë e brendshme e çdo shteti. Vendet duhet tëkenë rregulla të brendshme për të arritur objektivat financiarë të rajonit. 

I pyetur nëse Greqia duhet të vazhdojë të marrë para, Issing tha: "Greqisë ia thanë disa herë: Herën tjetër, nëse nuk bën më shumë, nuk do të marrësh para". 

Eksperti Issing nuk ishte i sigurtë nëse vendet e Eurozonës do të vazhdonin të qëndronin brenda saj, megjithatë beson fort se euro ka një të ardhme. "Unë besoj fuqimisht dhe jam i bindur se euro do të vazhdojë dhe numri i vendeve që do të përfshihen në Eurozonë do të jetë gjithmonë më i madh",-përfundoi Issing. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.