Mbetjet, aleanca kundër importit nis fushatën për mbledhjen e 50 mijë firmave

Postuar në 09 Janar, 2012 08:33

Ë- Aleanca kundër importit të plehrave ka nisur fushatën e mbledhjes së rreth 50 mijë firmave, për organizimin e një referendumi popullor kundër importit të mbetjeve. 

Përfaqësues të aleancës u kanë bërë thirrje qytetarëve të firmosin në katër pika të caktuara në Tiranë, por dhe në qytetet Vlorë dhe Korçë. 

“Motoja e kësaj fushate do të jetë, mbroni jetën dhe firmosni referendumin. Si rrjedhojë e një parakushti të vendosur nga KQZ, ftojmë të gjithë qytetarët se gjatë momentit të firmosje së referendumit të jenë të paisur me një fotokopje të mjetit të tyre ë identifikimit, pasaportë ose kartë identiteti. Sot në si qytetarë ndodhemi pranë një momenti historik të aplikimit të demokracisë së drejtpërdrejtë, nërpëmjet referendumit, për një cështje e cila na prek të gjithëve, qofshim të majtë, të djathtë, apo pa parti. Ndaj ju ftojmë të gjithëve që të mbrojmë jetën tonë dhe të brezave që do të vijnë që të firmosin këtë referendum”,- deklaroi përfaqësuesi i aleancës.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.