Tragjedia e 9 janarit, të afërmit e viktimave: Drejtësia s’bëri asgjë

Përkujtohet sot tragjedia e 9 Janarit, e cila ndodhi në afërsi të Vlorës në vitinn 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës.
Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.
Tragjedia e madhe e 9 janarit të 2004-ës në Vlorë po kërkohet që të harrohet nga të gjithë, si nga opozita ashtu dhe pozita. "Jemi më të fyer, më të poshtëruar dhe më të zhgënjyer se kurrë”.
Kështu deklaruan dje familjarët e viktimave, të cilët që prej 8 vitesh vazhdojnë të kërkojnë trupat e zhdukur, ende kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes që vijon të mbetet e mbuluar me mister
Ballkanweb.com
Add new comment