Greqi, miliarda euro janë tërhequr nga bankat në periudhën e krizës

Postuar në 13 Janar, 2012 05:22

Më shumë se 64,5 miliardë euro u larguan nga sistemi bankar vendas në periudhën nga fundi i vitit 2009 deri në fund të nëntorit 2011, për shkak të pasojave të krizës ekonomike që ka goditur Greqinë.

Më konkretisht, depozitat në bankat greke u reduktuan nga 273,3 miliardë euro në fund të vitit 2009, në 172,8 miliardë në fund të nëntorit të vitit të kaluar. 

Në tremujorin shtator-nëntor 2011, siç bëhet e ditur nga analistët financiarë të Alpha Bank, reduktimi i depozitave me 15,7 miliardë euro, i dedikohet zhvlerësimit të pakontrollueshëm të perspektivave të zhvillimit të ekonomisë greke nga ana e Trojkës, jo vetëm për periudhën 2012-2013, por edhe për 2016-2030. 

Kjo dukuri i dedikohet gjithashtu edhe vonesës shumë të madhe në disbursimin e këstit të gjashtë të kredisë, me vlerë 8 miliardë euro, akorduar Greqisë nga huadhënësit ndërkombëtarë.

 

Anila Jole

 

Ballkanweb

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.