Mbingarkesa, CEZ: Stakime të energjisë në të gjithë vendin

Kompania “CEZ Shpërndarje” bëri të ditur se për shkak të mbingarkesës në nënstacionin e Sharrës, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar edhe sot të kryejë stakime të alternuara të energjisë në disa zona të Tiranës.
“CEZ Shpërndarje” njofton se do të ketë stakime të energjisë në Kombinat, Yzberisht, Ndroq,Vaqarr dhe Mëzez. Gjithashtu, mbingarkesa e nënstacionit të Sharrës rëndon nënstacionin e Selitës dhe e detyron CEZ-in të kryejë ndërprerje të alternuara për Selitën, Saukun, Kodrën e Diellit dhe bllokun Vasil Shanto.
"Mbingarkesë ka edhe ne linjën 110kv Fierzë-Fushë Arrëz dhe për këtë arsye, OST ka kërkuar stakime të alternuara për Kukesin, Hasin, Fushë Arrëzin dhe Pukën.Për shkak të mbingarkesës së nënstacionit rajonal 220kv Tirana, të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë ndërprerje të alternuara në rrethinat e Tiranës, Laçit, Mamurrasit, Fushë Krujës dhe Krujës. Ndërprerje të alternuara, për shkak të mbingarkesës në linjën 220 kv të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë edhe për periferitë dhe fshatrat e Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës.” - bën të ditur kompania “CEZ Shpërndarje”.
Ballkanweb.com
Add new comment