Arkiv-Lajme të përditësuara

Deklarimi i të ardhurave, në skemë edhe emigrantët

Postuar në 24 Janar, 2012 05:20

Ministria e Financave, në bashkëpunim me administratën tatimore, kanë kryer disa rishikime të skemës për deklarimin individual të të ardhurave, pjesë e ligjit “Për të ardhurat”.

Sipas gazetës "Shqip", projekti është dorëzuar këto ditë në Kuvend ku pritet të marrë formën e plotë, ndërsa mësohen detajet e reformës së re fiskale.

Paketa me propozime përmban disa pika tepër të rëndësishme për zbatimin në praktikë të deklarimit të të ardhurave, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por edhe të huajt që punojnë në vendin tonë.

Studentët e masterit në Elbasan, protestë për heqjen e provimit të Toefl-it

Postuar në 24 Janar, 2012 05:16

Studentët e universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan kanë protestuar ditën e djeshme në kundërshtim të testit të Toefl-it.
Gjithashtu, ata paralajmërojnë protesta të tjera në ditët e ardhshme pasi kundërshtojnë faktin që të gjithë ata që kanë përfunduar studimet për master profesional në vitin akademik 2010-2011 nuk mund të marrin diplomën që u njeh këtë kualifikim, pa iu nënshtruar më parë provimit të zotërimit të gjuhës angleze.

Ofendoi protestuesit, lë postin Ministri i Jashtëm rumun

Postuar në 23 Janar, 2012 13:24

 Kryeministri rumun, Emil Boc ka pushuar nga puna Ministrin e Jashtëm, Teodor Baconschi, për shkak të komenteve që ky i fundit ka bërë për protestat antiqeveritare. Baconschi tha javën e shkuar se protestuesit që qëlluan me tulla dhe koktejle molotovë policinë ishin disa persona të dhunshëm, të trashë që vinin nga lagjet më të varfëra, (llumi i vendit) dhe i krahasoi ata me minatorët, që në vitet '90 dolën disa herë në shesh dhe përdorën dhunë për të ndikuar te zhvillimet politike. 

Bizneset ne Gjirokastër, 2011 vit i vështirë

Postuar në 23 Janar, 2012 13:15

Rreth 40 biznese e zhvillojnë aktivitetin e tyre në komunën Lunxhëri në Gjirokastër. Lunxhëria një prej zonave më të pasura në aktivitete duket se po jeton nje periudhë të vështirë. 

Gjatë vitit të kaluar sipas nënkryetarit të komunës Kostandin Binjaku u mbyllën disa biznese prodhuese ndërsa edhe ato që funksionojnë ende po përjetojnë ditë të vështira. Vendosja e kasave fiskale gjatë vitit të kaluar nuk është shoqëruar me trasparencë të deklarimit të xhiros prej bizneseve të zonës për shkak të të ardhurave minimale. 

700 metalurgët lënë grevën, presin vendimin e ministrisë

Postuar në 23 Janar, 2012 13:13

700 metalurgë të kompanisë Kurum Internacional, kanë ndërprerë sot grevën për t’i lënë kohë institucioneve shtetërore për zgjidhjen e cështjes së furnizimit me energji, e cila ka cuar në bllokimin e aktivitetit të kompanisë.

Metalurgët kanë protestuar sot për disa orë përpara ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, ndërkohë një përfaqësi e tyre janë takuar me ministrin Naco nga i cili kanë marrë garanci për zgjidhjen në kohë të problemit.

Gjenocidi armen, Turqia kërcënon Francën

Postuar në 23 Janar, 2012 07:34

Qeveria turke do të vërë në zbatim një seri tjetër masash kundër Francës, nëse Senati francez miraton sot një projektligj që dënon mohimin e gjenocidit armen, që Turqia nuk e njeh, njoftoi ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu.

"Kemi përcaktuar paraprakisht masat që parashikojmë të marrim nëse ky dokument miratohet. Askush nuk duhet të dyshojë për këtë", deklaroi ai përpara shtypit.

50 gjoba vendorëve, ndëshkimi nga ministria për mbetjet

Postuar në 23 Janar, 2012 07:18

 

Naftëtarët grevistë nuk pranojnë mjekët

Postuar në 23 Janar, 2012 07:14

 

Rëndohet gjendja shëndetësore e gjashtë ish-naftëtarëve të ndërmarrjes Gorisht-Kocul, të ngujuar në grevë urie që prej nëntë ditësh. 

Pavarësisht problemeve shëndetësore që shfaqin, ata shprehen të bindur se nuk do ta ndërpresin grevën derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Situata

BE miraton embargon e naftës për Iranin

Postuar në 23 Janar, 2012 04:16

Pas konsultimeve disajavëshe ministrat e jashtëm të BE-së miratuan në Bruksel sanksione me efekt më të gjerë kundër Iranit. BE vendosi kështu embargo për naftën kundër Teheranit si dhe ngrirjen e parave të Bankës Qendrore Iraniane në Europë, sanksione këto që hyjnë në fuqi menjëherë.

"Pra diskutohet jo vetëm për ndikimin që këto sanksione kanë mbi atë që i pëson, por edhe për atë që i vendos"- deklaroi përfaqësuesja për politikë të jashtme të BE, Catherinë Ashton.

SETimes: Ekonomia shqiptare, vështirësi të transmetuara nga Greqia e Italia

Postuar në 23 Janar, 2012 04:12

Sipas SETimes.com, Shqipëria mund të hasë një situatë edhe më të vështirë ekonomike për vitin 2012 për shkak të lidhjeve të ngushta me ekonomitë e Greqisë dhe Italisë.

SETimes, vërente në një artikull të publikuar fundjavës së shkuar se "ekonomia shqiptare nisi t'i ndjejë efektet e krizës në vjeshtën e 2008-ës. Shenja e parë qe tërheqja e pjesshme e kursimeve, për fat të mirë, në shkallë të ulët, pa shenja paniku, por jo më pak e rëndësishme, dhe bankat morën një qëndrim konservator lidhur me kreditë. Pati gjithashtu reduktime të eksporteve dhe më pas reduktime të importeve".

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara