Studentët e masterit në Elbasan, protestë për heqjen e provimit të Toefl-it

Postuar në 24 Janar, 2012 05:16

Studentët e universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan kanë protestuar ditën e djeshme në kundërshtim të testit të Toefl-it.
Gjithashtu, ata paralajmërojnë protesta të tjera në ditët e ardhshme pasi kundërshtojnë faktin që të gjithë ata që kanë përfunduar studimet për master profesional në vitin akademik 2010-2011 nuk mund të marrin diplomën që u njeh këtë kualifikim, pa iu nënshtruar më parë provimit të zotërimit të gjuhës angleze.

Njëlloj si kolegët e universiteteve të tjera studentët e Elbasanit e cilësojnë dhënien e provimit të Toefl-it një procedurë mjaft e kushtueshme për ta.
Sipas studentëve duke e bërë anglishten të detyrueshme, diskriminohen gjuhët e tjera. Aktualisht Universiteti i Tiranës është i vetmi universitet në vend që ka marrë të drejtën për administrimin e këtij testi që njihet ndërkombëtarisht.

Studentët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" kanë kundërshtuar edhe stazhin si punë e papaguar, mbrojtjen e anglishtes si kusht diplomimi dhe reformat e pritshme financiare. Ata sugjerojnë mundësinë e zgjedhjes të një prej gjuhëve që duan të japin në përfundim të këtij cikli studimesh. Ndërkohë që, pretendojnë se vendosja e kriterit të detyrueshëm për t'iu nënshtruar Toefl-it, ka të bëjë edhe me favorizime të subjekteve private të ndryshme.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.