BE miraton embargon e naftës për Iranin

Postuar në 23 Janar, 2012 04:16

Pas konsultimeve disajavëshe ministrat e jashtëm të BE-së miratuan në Bruksel sanksione me efekt më të gjerë kundër Iranit. BE vendosi kështu embargo për naftën kundër Teheranit si dhe ngrirjen e parave të Bankës Qendrore Iraniane në Europë, sanksione këto që hyjnë në fuqi menjëherë.

"Pra diskutohet jo vetëm për ndikimin që këto sanksione kanë mbi atë që i pëson, por edhe për atë që i vendos"- deklaroi përfaqësuesja për politikë të jashtme të BE, Catherinë Ashton.

Bashkimi Europian kishte paralajmëruar më herët Teheranin për ashpërsimin e sanksioneve. Qëllimi i europianëve është që përmes shterimit të burimeve financuese, të nxisë Teheranin të ndalë programin bërthamor dhe ta detyrojë atë për zhvillimin e negociatave të reja.

Nga ana tjetër regjimi iranian kishte kërcënuar se në rast të miratimit të sanksioneve do të mbyllte ngushticën e Hormuzit, çka shkaktoi reagimin e menjëhershëm të SHBA që dërgoi aty aeroplan-mbajtëset e saj. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.