Arkiv-Lajme të përditësuara

14.4 % e italianëve, të varfër

Postuar në 26 Janar, 2012 12:06

Banka e Italise ka bere te ditura te dhenat e nje raporti mbi buxhetin e familjeve italiane gjate vitit 2010. 

Gjate ketij viti gati nje e treta e familjeve i konsiderojne te ardhurat te pamjaftueshme per te mbuluar shpenzimet dhe eshte regjistruar nje renie reale e te ardhurave individuale prej 0,6% ne krahasim me 2008.

Tiranë, vijon protesta për plehrat

Postuar në 26 Janar, 2012 10:10

Prej disa ditësh, dhjetëra gra dhe burra po protestojnë kundër vendimit për moslejimin e tyre në landfillin e Sharrës. Ata pretendojnë se vendimi i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës po favorizon një firmë private. 

Keta banore jane zhvendosur nga qytetet te ndryshme te vendit shume vite me pare dhe jane vendosur ne Tirane kane gjetur kete vend si burimin e tyre te te ardhurave.

Te vetëpunesar ne landfillin e Sharres prej shume vitesh, keta banore kerkojne qe te lejohen te punojne ne kete vend. 

Plehrat ruhen me policë

Rritet euro, 1 lekë brenda katër ditësh

Postuar në 26 Janar, 2012 10:09

Brenda katër ditësh monedha europiane ka fituar rreth një lek vlerë, duke treguar sërish epërsinë në tregjet e këmbimit. Banka e Shqipërisë, e vlerësoi mesatarisht euron me 138 lekë e  85 qindarka, rreth 90 qindarka më shumë se e hëna. 

Spitali në Fier pa ujë, dëmtohet rrjeti i kanalizimeve

Postuar në 26 Janar, 2012 07:01

Spitali rajonal i Fierit prej dy javesh nuk furnizohet me uje te pijshem. E vetmja zgjidhje që ka stafi mjeksor dhe pacientët janë përdorimi i puseve te emergjences per furnizimin me uje dhe kryerjen e shermimeve higjeno-sanitare spitalore. Shkak per kete situatë jane bere difektet ne rrjetin ujeslljelles si dhe demtimet e shumta nga familjaret pergjate gjithë shtrirjes së linjes. Kjo ka krijuar konfuzion dhe anomali ne qendren spitalore te fierit në një kohë kur fluksi i pacientëve ka arritur në mbi 100 vizita ne dite dhe rreth 40 shtrime vetem ne repartin e Pediatrise.

Konfindustria: Ok uljes së interesit

Postuar në 26 Janar, 2012 06:53

Konfindustria është shprehur të enjten pro vendimit të Bankës së Shqipërisë për rritjen e normës bazë të interesit.

Kryetari i Konfindustria, Gjergj Buxhuku ka deklaruar se një gjë e tillë i ishte kërkuar prej kohësh institucionit kryesor bankar të vendit.

“I kemi kërkuar prej kohësh bankës rivlerësim të politikës monetare. Ulja e normës bazë të interesit do t’i japë frymëmarrje ekonomisë”, ka deklaruar Buxhuku.

BB, 27 milionë dollarë për vendet që preken nga kriza

Postuar në 26 Janar, 2012 05:13

Banka Botërore do të japë 27 milionë dollarë për dy vitet e ardhshme për vendet që do të preken nga kriza e Eurozonës. "Grupi i Bankës Botërore është duke zgjeruar fondet në dispozicion për rajonin në mënyrë që këto vende të mund të mbështeten në këto burime për të t?i bërë ballë krizës", ka thënë Presidenti i BB, Robert Zoellick.

Davos, Merkel: Kriza nuk zgjidhet me një të rënë të lapsit

Postuar në 25 Janar, 2012 13:21

Kancelarja gjermane, Angela Merkel hapi Forumin Ekonomik Botëror në Davos mes pritshmërisë së madhe te liderët e biznesit dhe politikës që marrin pjesë në samit. Mes dëborës më të dendur në 66 vitet e fundit dhe masave të forta të sigurisë, delegatët e Forumit janë mbledhur për të dëgjuar fjalën e hapjes nga kancelarja gjermane.

FMN: Çmimi i naftës mund të rritet me 20-30%

Postuar në 25 Janar, 2012 13:18

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi për një rritje çmimi të karburanteve prej 20-30%, nëse sanksionet e vendosura ndaj eksporteve iraniane do të aplikohen. 

Sipas FMN-së, një masë e tillë është në gjendje që të shkaktojë një goditje shumë më të madhe se lufta në Libi në tregjet ndërkombëtare. Irani prodhon 5% të nevojës botërore për karburant.

Ligji për genocidin francez, protesta para ambasadës franceze në Baku

Postuar në 25 Janar, 2012 09:31

Më shumë se 100 aktivistë nga Azerbajxhani marshuan para ambasadës franceze në Baku për të demonstruar kundër miratimit të projektligjit  Francez që dwnon mohimin e genocidit armen. Me krizën ende të pazgjidhur të refugjatëve në Nagorni Karabak një hap i tillë nuk është koherent përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, deklaruan organizatorët. 

Athinë, protestë kundër masave të Trojkës

Postuar në 25 Janar, 2012 09:24

Një protestë u zhvillua sot paradite në Athinë, organizuar nga sindikata PAME, kundër masave të reja të kërkuara nga Trojka, sidomos kundër planeve për heqjen e pagës së 13 dhe 14. 

Protestuesit u përqëndruan jashtë hotelit Hilton në qendër të Athinës, ku është akomoduar dhe po qëndron ekipi teknik i Trojkës. 

Pas disa minutash përfaqësuesit e Trojkës u larguan nga dera e prapme e hotelit, gjë që bëri qe edhe protestuesit të lëvizin drejt hyrjes së prapme. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara