Ligji për genocidin francez, protesta para ambasadës franceze në Baku

Më shumë se 100 aktivistë nga Azerbajxhani marshuan para ambasadës franceze në Baku për të demonstruar kundër miratimit të projektligjit Francez që dwnon mohimin e genocidit armen. Me krizën ende të pazgjidhur të refugjatëve në Nagorni Karabak një hap i tillë nuk është koherent përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, deklaruan organizatorët.
Protestuesit mbanin një portret i presidentit francez Sarkozi dhe postera ku Nikolas Sarkozy dhe presidenti armen Serzgh Sargsyan shfaqeshin të veshur me fustan. Demonstruesit bërtinin "Poshtë Franca!" dhe "Azerbajxhan-Turqi".
Azerbajxhanasit e shohin ligjin francez si një fyerje për kombin e tyre e Organizatorët e marshit thanë se donin të shprehnin solidaritetin me Turqinë.
"Ne nuk jemi të kënaqur që populli francez bie dakord me këtë. Votimi është para së gjithash sulm kundër popullit të Francës, dhe nuk duhet të lejohet. Kjo është një thirrje për njerëzit që flasin turqisht kudo në botë"- Tahir Mammadov, koordinator i Qendrës Ndërkombëtare të Azerëve, Diaspora.
Protestuesit, të cilët nuk u lejuan nga forcat e rendit të tubonin para dyerve të ambasadës e zhvilluan demonstrim të tyre në një park pranë dyqanit luksoz të Yves St Laurent në Baku. Ata hodhën gjithashtu parulla për bojkot për mallrat franceze, largimin e kompanisë franceze të naftës Total dhe përjashtimin e Francës nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, (OSBE), e cili është aktualisht e përfshirë në negociatat për të gjetur një zgjidhje për konfliktin e Nagorni-Karabak.
Albanian Screen
Add new comment