Athinë, protestë kundër masave të Trojkës

Një protestë u zhvillua sot paradite në Athinë, organizuar nga sindikata PAME, kundër masave të reja të kërkuara nga Trojka, sidomos kundër planeve për heqjen e pagës së 13 dhe 14.
Protestuesit u përqëndruan jashtë hotelit Hilton në qendër të Athinës, ku është akomoduar dhe po qëndron ekipi teknik i Trojkës.
Pas disa minutash përfaqësuesit e Trojkës u larguan nga dera e prapme e hotelit, gjë që bëri qe edhe protestuesit të lëvizin drejt hyrjes së prapme.
Parrullat në hyrje të hotelit shkruanin: ''Jashtë Trojka nga Greqia”, ndërsa në mënyrë simbolike protestuesit kanë ulur flamurin e BE dhe e kanë djegur.
Në një deklaratë nga organizatorët e sindikatës PAME thuhet se “protesta zhvillohet në shenjë zemërimi dhe pakënaqësie kundër atyre që shtypin jetën tonë, kundër atyre që plaçkitin të ardhurat tona, që na dënojnë ne dhe fëmijët tanë, me uri dhe papunësi".
Ballkanweb.com
Add new comment