Arkiv-Lajme të përditësuara

Papunësia, Eurostat: Në dhjetor 10.4 përqind

Postuar në 31 Janar, 2012 05:52

Papunësia në vendet e zonës euro për muajin dhjetor ka qenë 10.4 përqind, e pandryshuar krahasuar më nëntorit, në një kohë që me dhjetorin e 2010-ës ajo është 0.4 përqind më e lartë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Bruksel, papunësia në 27 vendet e BE-së ishte 9.9 përqind, edhe kjo e pandryshuar krahasim me nëntorin, e po ashtu 0.4 ë e lartë nëse krahasohet me dhjetorin e 2010-ës.

Mungesa e investimeve, rrezikon mbylljen qendra e të moshuarve

Postuar në 31 Janar, 2012 05:49

Shoqata për Integrim Social, Ekonomik dhe Kulturor për të Moshuarit e Vetmuar në Vlorë, rrezikon të mbyllet për shkak të mungesës së fondeve. Rreth 250 të moshuar që ka kjo qendër pritet të dalin në rrugë të hapur. Kjo qendër është financuar nga nga Bashkia e Vlorës dhe nga ministria. Përgjegjësi i saj, Petraq Davidi ka deklaruar kushtet aspak të mira të kësaj qendre duke theksuar se nëse vijohet në këtë mënyrë ajo  do të mbyllet.
 

Bankat greke humbasin terren

Postuar në 31 Janar, 2012 05:28

Pesha e bankave me kapital nga Greqia në ekonominë shqiptare u tkurr më tej gjatë vitit 2011, duke shënuar vitin e katërt negativ radhazi, ndërkohë që bankat shqiptare si dhe kapitali turk shënuan rritje.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Shqip”, që citon të dhënat statistikore të publikuara nga Shoqata e Bankave të Shqipërisë. Deri në fund të shtatorit 2011, katër bankat me origjinë kapitali nga Greqia zinin 22 për qind të totalit të aseteve të sistemit, ndërkohë që në vitin 2010, zinin 23.1 për qind.

Bankat greke humbasin terren

Postuar në 31 Janar, 2012 05:27

Pesha e bankave me kapital nga Greqia në ekonominë shqiptare u tkurr më tej gjatë vitit 2011, duke shënuar vitin e katërt negativ radhazi, ndërkohë që bankat shqiptare si dhe kapitali turk shënuan rritje.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Shqip”, që citon të dhënat statistikore të publikuara nga Shoqata e Bankave të Shqipërisë. Deri në fund të shtatorit 2011, katër bankat me origjinë kapitali nga Greqia zinin 22 për qind të totalit të aseteve të sistemit, ndërkohë që në vitin 2010, zinin 23.1 për qind.

INSTAT, në varësi të kryeministrit

Postuar në 30 Janar, 2012 10:48

Socialistët kundërshtuan një projektligj të propozuar nga maxhoranca, që e vendos Institutin e Statistikave në varësi direkte administrative të kryeministrit. 

Paralizohet Europa, i ftohti shkakton 32 viktima

Postuar në 30 Janar, 2012 10:46

 

18 persona kanë humbur jetën në Ukrainë dhe 10 të tjerë në Poloni si pasojë e rreshjeve të mëdha të borës dhe uljes së menjëhershme të temperaturave në Europën Lindore. Tre viktima janë raportuar po ashtu në Serbi dhe një në Bullgari. 

Zyrtarët në Kiev thanë se të paktën 500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në vetëm 3 ditë. 17 mijë të tjerë janë strehuar në disa qendra të ngritura nga autoritetet. Associated Press shkruan se temperaturat kanë rënë në -16 gradë ditës dhe -23 gjatë natës. 

Grevë e përgjithshme 24-orëshe, paralizohet Belgjika

Postuar në 30 Janar, 2012 05:06

Belgjika është paralizuar nga një grevë 24 orëshe e vështirësitë ndjehen dhe në organizmin e samitit të jashtëzakonshëm të BE-së. Belgët janë hedhur në një grevë të përgjithshme kundër masave shtrënguese. Sektorit publik dhe sektorit privat janë ndalulur e po kështu dhe transportet; hekurudhat dhe aeroportet. Janë mbyllur fabrikat e prodhimit të makinave "Audi" dhe "Volvo", apo dhe shkolla e dyqane. Levizja nga një qytet tek tjetri apo dhe brenda një qyteti ngjan me një mision të pamundur komentojnë korrespondentët e të bllokuar kanë mbetur dhe mijëra turistë.

Ulja e interesit bazë, presion te kursi i këmbimit

Postuar në 30 Janar, 2012 05:03

Leku pësoi një rënie të lehtë të vlerës gjatë javës së kaluar, një lëvizje që për disa ekspertë të bankave mund të jetë shkaktuar pjesërisht nga vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur interesin bazë.

Studimi, kosovarët s’kanë ngjashmëri gjenetike me ballkanasit

Postuar në 30 Janar, 2012 04:46

Shqiptarët e Kosovës nuk kanë fare ngjashmëri gjenetike me popujt e tjerë të Ballkanit. Ky është rezultati i një hulumtimi të autoriteteve e Mjekësisë Ligjore në Shkup. Lajmi bëheti i ditur nga gazeta kosovare Express.

Megjithëse këto konstatime s’i konteston askush, mënyra e studimit duket të jetë krejtësisht joserioze. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë nuk pranoi të përfshihet në projektin maqedonas, e mjekët e Shkupit mostrat e shqiptarëve i morën nga Zagrebi.

Gripi, "pushtohet" pediatria

Postuar në 29 Janar, 2012 13:33

Epidemia e gripit ka prekur mijëra persona gjatë këtyre ditëve, duke lënë pasoja më të rënda tek fëmijët e moshave pediatrike.  

Këtë fundjavë në urgjencën e pediatrisë së spitalit Nënë Tereza janë paraqitur mbi 400 fëmijë në ditë edhe pse prindërit nuk i çojnë fëmijët pranë poliklinikave të lagjes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara