Grevë e përgjithshme 24-orëshe, paralizohet Belgjika

Belgjika është paralizuar nga një grevë 24 orëshe e vështirësitë ndjehen dhe në organizmin e samitit të jashtëzakonshëm të BE-së. Belgët janë hedhur në një grevë të përgjithshme kundër masave shtrënguese. Sektorit publik dhe sektorit privat janë ndalulur e po kështu dhe transportet; hekurudhat dhe aeroportet. Janë mbyllur fabrikat e prodhimit të makinave "Audi" dhe "Volvo", apo dhe shkolla e dyqane. Levizja nga një qytet tek tjetri apo dhe brenda një qyteti ngjan me një mision të pamundur komentojnë korrespondentët e të bllokuar kanë mbetur dhe mijëra turistë.
"Jam i mbërthyer këtu, dhe askush nuk mban përgjegjësi. Kam mbërritur për herë të parë dhe nuk di nga të shkoj,", ankohet një turist.
"Është një turp. Gjithnjë na kanë nxitur të përdorim transportin publik. Është e rekomanduar që të mos përdorim makinën dhe në fund të fundit, na marrin peng. Ky është një skandal," thotë një banor i Brukselit.
Rreth 50.000 persona pushtuan rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar planet e qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension si dhe masat për kursime deri në 11.3 miliardë euro. Kjo është greva e parë e përgjithshme që mbahet në vend që nga viti 1993.
Belgjika ka premtuar të reduktojë deficitin nën kufirin e 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit për të shmangur një gjobë nga BE dhe të sigurojë investitorët për ekonominë solide të vendit.
Albanian Screen
Add new comment