Papunësia, Eurostat: Në dhjetor 10.4 përqind

Papunësia në vendet e zonës euro për muajin dhjetor ka qenë 10.4 përqind, e pandryshuar krahasuar më nëntorit, në një kohë që me dhjetorin e 2010-ës ajo është 0.4 përqind më e lartë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Bruksel, papunësia në 27 vendet e BE-së ishte 9.9 përqind, edhe kjo e pandryshuar krahasim me nëntorin, e po ashtu 0.4 ë e lartë nëse krahasohet me dhjetorin e 2010-ës.
Eurostat vlerëson se 23.8 milionë njerëz ishin të papunë, nga këta, 16.4 milionë në Eurozonë. Krahasuar me Nëntorin, rritja ishte përkatësisht 24 mijë për BE-në dhe 20 mijë për Eurozonën, në një kohë që nga Nëntori 2010, rritja është 923 mijë dhe 751 mijë.
Mes vendeve anëtare me papunësinë më të ulët janë Austria 4.1 përqind, Holanda 4.9 dhe Luksemburgu me 5.2 përqind. Ndërsa vendet me normën më të lartë të papunësisë janë Spanja 22.9 përqind, Greqia 19.2 dhe Lituania me 15.3 përqind.
Albanian Screen
Add new comment