INSTAT, në varësi të kryeministrit

Socialistët kundërshtuan një projektligj të propozuar nga maxhoranca, që e vendos Institutin e Statistikave në varësi direkte administrative të kryeministrit.
"Sot me këtë ndryshim po sanksiononi 'de jure', një gje që ndodh 'de facto',vartësinë totale që ka institucioni i INSTAT-it ndaj kryeministrit, ndaj qëndrimi ynë në këtë rast është totalisht i kundërt me atë që keni sjellë të propozoni. INSTAT-i duhet të jetë një institucion totalisht i pavarur, totalisht i besueshëm, për fat të keq nuk ka as njërën dhe as tjetrën sot", tha deputetja socialiste Mimi Kodheli.
Por Selami Xhepa, deputet i Partisë Demokratike tha se drafti nuk cënon besueshmërinë dhe vërtetësinë e të dhënave që publikon INSTAT, pasi ato mbikëqyren nga institucione të tjera, që nuk janë të varur nga kryeministri.
"Të gjithë e dinë shumë mirë që pranë INSTAT-it kanë punuar ekspertë të FMN-së, të cilët kanë hedhur bazat metodologjike të këtij institucioni dhe është mbi ato baza dhe set të dhënash, që ky institucion punon aktualisht. Ekspertët e FMN-së janë të përhershëm të atashuar pranë këtij institucioni, për të garantuar pikërisht integritetin që meriton", tha Xhepa.
Drafti u miratua në komisionin parlamentar të ekonomisë me votat e deputetëve demokratë, por Mimi Kodheli tha se socialistët, do e anulojnë ligjin kur të vijnë në pushtet dhe do e vendosin INSTAT-in, në varësi të parlamentit, që sipas saj garanton pavarësinë e këtij institucioni dhe të dhënave që ai publikon.
top-channel.tv
Add new comment