Arkiv-Lajme të përditësuara
Omonia ngre Komisionin e Regjistrimit për minoritetet
"Omonia" i është kthyer premtimit për të bërë vetëregjistrimin e popullsisë minoritare greke, që jeton në Shqipëri gjate periudhës qershor-tetor 2012.
Për këtë qëllim në Sarandë është mbledhur Komisioni i Rregjistrimit, i kryesuar nga kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Në një komunikate për shtyp njoftohet se në mbledhje ishte vendosur hartimi i planit te veprimeve parapërgatitore të proçesit te shpallur nga Omonia, regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.
Kriza, ulet konsumi në vend
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se sasia e importeve nga jashtë po ulet nga viti në vit, duke sinjalizuar rënie të mëtejshme të konsumit.
Në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, importet totale në sasi ishin sipas doganave rreth 3 milionë e 800 mijë tonë ose 4.5 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është viti i dytë rresht kur volumi i importeve bie. Në vitin 2010 madje tkurrja ishte edhe më e fortë, gati 12 për qind.
Sigurimet vullnetare, rreth 1300 kontribues më shumë në 2011
Me rreth 1 mijë e 300 kontribues është rritur tregu i pensioneve private vullnetare në Shqipëri gjatë një viti. Të dhënat zyrtare, tregojnë se deri në fund të vitit të shkuar, në tre kompanitë që operojnë në fondet private të Pensioneve në numri i anëtarëve ishte rreth 6 mijë e 300 nga 5 mijë që ishte në 2010-ën.
Ankohen botuesit: Çmimet e teksteve shkollore, të papërballueshme
Në kohën që Ministria e Arsimit ka filluar nga puna për miratimin e teksteve për vitin e ardhshëm shkollor, botuesit që merren me hartimin e teksteve shkollore ngrenë shqetësimin se çmimi i teksteve është tepër i ulët, me kostot që ata kanë. Ata thonë se çmimi aktual që paguhet për tekst nuk u del as për letrën, për pasojë, kjo ka nxitur edhe largimin e shumë botuesve jashtë vendit, pasi në shtete të huaja janë më të lehtësuar nga disa taksa që duhet të paguajnë në Shqipëri.
OKB: Numri i civilëve të vrarë në 2011, në nivele rekord
Numri i viktimave në Afganistan ka shënuar rritje për të pestin vit me radhë. Sipas misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vend, gjatë vitit që lamë pas janë vrarë 3021 civilë, 8 përqind më shumë se viti 2010, ndërsa në forcat e sigurisë numri i viktimave është 410. Publikimi i raportit vjen në një kohë që NATO thotë se siguria në vend është rritur, megjithatë OKB nuk bie dakord. Sipas saj, numri i incidenteve të sigurisë u rrit me 39 ë 8 muajt e parë të vitit 2011, teksa NATO thotë se bëhet fjalë vetëm për 2 përqind.
Albanian Screen
Greqia, masa të dhimbshme apo falimentim?
Shkurtime në pagat dhe pensionet, heqje të pagës 13 dhe 14, largime nga puna dhe mbyllje të agjencive shtetërore e publike, janë kërkesat më të ashpra të huadhënësve të Greqisë, të cilat do të shtrohen në tryezën e takimit të tre liderëve politikë me Kryeministrin, ndoshta sot pasdite, dhe vetëm pas pranimit të këtyre kërkesave nga palët, mund do të konkludohet me marrëveshjen e kredisë së re, që pritet të parandalojë kolapsin e vendit.
Nga ana tjetër Ministri i Financave Venizelos do të informojë sot Eurogroupin për zhvillimet, nëpërmjet një telekonference.
Nju Jork, myslimanët kundër policisë
Grupet civile për të drejtat e njeriut në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim ligjor për mbledhjen e informacioneve mbi myslimanët shiitë nga policia e Nju Jorkut.
Kërkesa ka ardhur pasi një memorandum i brendshëm u publikua duke treguar rritjen e përgjimeve të komunitetit shiit të Mollës së Madhe.
Kanceri në krye të listës së vdekjeve, dyfishohen të prekurit
Kanceri do të jetë në një kohë shumë të shkurtër sëmundja që më së shumti do të vrasë shqiptarët. Mjekët onkologë thonë se numri i të diagnostikuarve me tumore të ndryshme vitin e shkuar është dyfishuar në krahasim me 5 vite më parë, duke shënuar mbi 5mijë raste të reja në vit. Sipas tyre, nëse do të vazhdohet me këto ritme, kanceri do të jetë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në Shqipëri, duke lënë pas rastet e të vdekurve për shkak të sëmundjeve të zemrës.
Kumari, 178 USD për çdo shqiptar
Ndërsa shumë industri përballen me pasojat e krizës ka një degë të ekonomisë, e cila lulëzon dhe është ajo e lojrave te fatit.
Pikat e basteve sportive, kaziontë dhe sallat e lojërave të fatit të përhapura në cdo lagje janë dëshmia më e mirë e hovit që ka marrë industria e lojërave të fatit në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2010, tregu formal i lojrave të fatit ishte 184 milionë dollarë dhe në vetëm dy vjet është rritur me mbi 12 për qind.
Strehimi, Romët 'dynden' tek Avokati i Popullit
Pjestarë të komunitetit romë vijojnë prej 3 ditësh të qëndrojnë me cadra tek institucioni i Avokatit të Popullit.
Ditën e sotme është shtuar numri i tyre pasi familjeve që qëndronin aktualisht aty pasi kanë mbërritur dhe disa familjeve rome nga zona e Selitës.
Fillimisht në këtë insitutcion ishin strehuar 45 persona.
Gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabilizuar ndërsa mësohet se disa prej tyre janë dërguar në spital për mjekim.