Sigurimet vullnetare, rreth 1300 kontribues më shumë në 2011

Postuar në 04 Shkurt, 2012 07:35

Me rreth 1 mijë e 300 kontribues është rritur tregu i pensioneve private vullnetare në Shqipëri gjatë një viti. Të dhënat zyrtare, tregojnë se deri në fund të vitit të shkuar, në tre kompanitë që operojnë në fondet private të Pensioneve në numri i anëtarëve ishte rreth 6 mijë e 300 nga 5 mijë që ishte në 2010-ën. 

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare sapo ka publikuar të dhënat për këtë treg relativisht të ri në Shqipëri. Dinamika në Fondet e Pensioneve Private ka qenë e mirë, pasi në janarin e vitit 2011 operonte vetëm një kompani, ndërsa një vit më vonë numri i operatorëve ishte tre. Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare në analizën për zhvillimet e vitit 2011 bën me dije se në tregun e pensioneve private vullnetare u arrit një total të ardhurash nga kontributet prej 177 milionë lekë prej të cilëve rreth 44 përqind paguhet nga anëtarët, ndërsa pjesa tjetër nga punëdhënësit. 

Duke analizuar të dhënat mujore, AMF sqaron se vlera mesatare e kontributit mujor të derdhur në fondet e pensioneve private vullnetare gjatë 2011-ës ka variuar nga 2 mijë deri në 13 mijë e 600 lekë në varësi të fondit. Gjatë vitit 2011, numri i anëtarëve aktivë, ose anëtarëve që kanë kryer të paktën një derdhje kontributi, është 5,275, çka do të thotë që rreth 1 mijë anëtarë, edhe pse të regjistruar në këto skema nuk kanë preferuar apo mundur të derdhin kontribute. Gjithsesi, zhvillimi më i rëndësishëm për vitin e shkuar do të ngelet liçensimi i 2 kompanive të reja, çka pritet të gjallërojë tregun e pensioneve private. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.