Greqia, masa të dhimbshme apo falimentim?

Postuar në 04 Shkurt, 2012 04:26

Shkurtime në pagat dhe pensionet, heqje të pagës 13 dhe 14, largime nga puna dhe mbyllje të agjencive shtetërore e publike, janë kërkesat më të ashpra të huadhënësve të Greqisë, të cilat do të shtrohen në tryezën e takimit të tre liderëve politikë me Kryeministrin, ndoshta sot pasdite, dhe vetëm pas pranimit të këtyre kërkesave nga palët, mund do të konkludohet me marrëveshjen e kredisë së re, që pritet të parandalojë kolapsin e vendit. 

Nga ana tjetër Ministri i Financave Venizelos do të informojë sot Eurogroupin për zhvillimet, nëpërmjet një telekonference. 

Eurogroup e shtyu takimin e së hënës, për më 8 shkurt, kur presupozohet të jetë arritur marrëveshja e shkëmbimit të bonove PSI, për të cilën kthehet sot në Athinë drejtori i Institutit Ndërkombëtar Financiar, Charls Dalaras. 

Mbrëmë pas 12 orësh negociata me Trojkën, ministri i Financave deklaroi se negociatat për shkëmbimin e bonove, janë pjesa më e lehtë e procesit, duke lënë të kuptohet se vështirësia mbetet tek marrëveshja për kërkesat e Trojkës.

Trojka mbetet këmbëngulëse për çështjen e heqjes së pagës e 13 dhe 14 dhe uljen e pagës minimale. Në të njëjtën kohë Trojka kërkon të reduktojë stafin e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike me 150 000 vetë deri në vitin 2015, të mbyllë ndërmarrje të sektorit publik dhe të ulë pagat. 

Zëdhënësi i qeverisë Pantelis Kapsis tha se “qëllimi është për të gjetur një zgjidhje që të ketë sukses”. Ai mohoi skenarët për dorëheqjen e Kryeministrit, duke theksuar se synohet suksesi dhe jo dështimi. 

Komisioni Evropian dhe Gjermania dërgojnë mesazhin se “takimi i Eurogrup do të zhvillohet atëherë kur të ketë një marrëveshje për kërkesat e Trojkës lidhur me paketën e re të ndihmës”.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.